|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Dështon shqyrtimi fillestar ndaj të akuzuarit për Keqpërdorim dhe Mashtrim në Prokurim Publik

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamentin për Krime të Rënda, me gjyqtar Gëzim Ademi, sot më datë 12 Prill, ishte paraparë të mbahej seanca për të akuzuarit Bujar Shkodra, Sabit Makiqi dhe Bashkim Hasanaj, për veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”, nga neni 415 i KPRK-së.

Në konstatimin e prezencës së palëve, i akuzuari Bujar Shkodra sëbashku me mbrojtësin e tij nuk ishin prezent. Ky i fundit e kishte lajmëruar Gjykatën përmes parashtresës se nuk mund të prezentoj në seancën e sotme pasi është jashtë shtetit. Andaj, duke i marrë parasysh këto arsye të lartpërmendura, Gjykata shtyu seancën e sotme, dhe seancën e ardhshme e caktoi më datë 10 Maj, në ora 09:30.

Në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, të datës 29.09.2023, Bujar Shkodra, Sabit Makiqi dhe Bashkim Hasanaj po akuzohen, sepse si pronarë të kompanive të tyre përkatëse, kanë marrë pjesë në Aktivitetin e Prokurimit në Policinë e Kosovës për “Furnizim me Uniforma Operacionale” dhe kanë shkelur rregullat e prokurimit public, ku me qëllim të mashtrimit në procedurë të prokurimit kanë paraqit një mostër të huaj (secili vec e vec) dhe e kanë prezentuar si mostër të një kompanie tjetër, ku rrjedhimisht kanë ndërhyrë në heqje të logos dhe numrit serik të kompanisë fillestare të cilës i ka takuar produkti. Origjina e vërtetë e produktit të paraqitur ka qenë i njëjtë për të tretë, ndërsa origjina e pretenduar e mostrës ka qenë i ndryshëm për të tretë.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga Rina Murseli

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter