|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Dëgjohen dëshmitarët e radhës në seancën ndaj ish-ushtruesit të detyrës së Sekretarit të MI-së dhe dy zyrtarëve tjerë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është mbajtur seanca e shqyrtimit gjyqësor në çështjen penale ndaj të pandehurve – ish-ushtruesi i detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës (MI), Nebih Shatri, ish-drejtori i Departamentit të Automjeteve në MI, Kadri Krasniqi dhe ish – Këshilltarit Politik në MI, Pjetër Ndou.

Seanca ka vazhduar me dëgjimin e dëshmitarit F.G

Mbrojtësi i të akuzuarit, Pjeter Ndou, avokat Meshari Selimaj, në pyetjet e tij për dëshmitarin, lidhur me deklarimin e dëshmitarit të dhënë në polici dëshmitari kishte deklaruar se biseda e zhvilluar nga i akuzuari Pjetër Ndou, kishte ndodhur për testin teorik për patentë shoferë, sa i përket kësaj cështje a ishte kërkuar ndonjë dhuratë apo ndonjë përfitim, dëshmitari shtoi se nuk i ishte kërkuar ndonjë dhuratë apo cfardo përfitimi tjetër.

Dëshmitarja e dytë, A.Sh. lidhur më cështjen e provimit për patentë shoferë, theksoi se i kujtohet viti 2018 por jo edhe data, ndërsa sa i përket bisedimit me tani të akuzuarin Pjeter Ndou për cështjen e patent-shoferit, dëshmitarja theksoi se nuk kishte biseduar ndonjëherë.

Mbrojtësi i të akuzuarit Pjetër Ndou, avokat Meshari Selimaj, lidhur me cështjen se a i është kërkuar që të jap ndonjë dhuratë apo ndonjë përfitim tjetër, dëshmitarja shtoi se nuk ju kishte kërkuar asnjëherë nga ndokush.

Dëshmitari i tretë, P.L theksoi se në kohën 2017 – 2018 kishte qenë Ministër i Infrastrukturës. Ndërsa, lidhur me cështjen e angazhimit për procedurën e patentë shoferëve, dëshmitari theksoi se përgjegjësi e tij ishte nënshkrimi i këtyre dokumenteve të cilat i kishin përmbushur obligimet në fjale.

Kurse, sa i përket të pandehurve Nebih Shatri dhe Kadri Krasniqi, dëshmitarit i kujtohet pozita të cilën e kishin ushtruar këta të dy dhe i njejti theksoi se nuk kishte pasur ndonjë lidhje tjetër. Të njejtën njohuri e ka edhe për të akuzuarin Pjetër Ndou.

Dëshmitari i katërt, lidhur me ditën e provimit dhe bisedës së tij në telefon, dëshmitari theksoi se kishte biseduar me një person dhe ishte udhëzuar nga shefi i kabinetit por, emri i këtij personi nuk i kujtohet.

Lidhur me ushtrimin e ndikimit nga i akuzuari Pjetër Ndou, në pyetjen e gjyqtarës Fatime Dërmaku, dëshmitari theksoi se nuk kishte pas ndikim nga i njejti dhe se nuk kishte dhuruar asgjë në mënyrë që të kalonte provimin.

Dëshmitari i radhës, theksoi se përgjatë periudhës 2017- 2018 kishte qenë i angazhuar në komisione të ndryshme. Ndërsa, sa i përket Komisionit për ekzaminer dëshmitari theksoi se, kishte qenë kryetar i këtij komisioni dhe puna në këtë komision ishte që t’i verifikonin aplikacionet teorike dhe praktike si dhe të bënin pranimin e të njejtave.

Ndërsa, lidhur me prezencën e tani të akuzuarit Pjetër Ndou, në komisionin të cilin dëshmitari kishte udhëhequr, dëshmitari shtoi se ka pasur raste kur Pjetëri kishte qenë aty por nuk kishte qëndruar gjatë gjithë kohës.

Tutje, dëshmitari theksoi se mbetët në tërësi pranë deklaratës së dhënë në polici dhe nuk ka dicka tjetër për të shtuar.

Kurse, lidhur me ndërhyrjet në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve i akuzuari Pjetër Ndoi shtoi duke sqaruar se në ato mbledhje ka marrë pjesë si monitorues pasi që pozita e tij kishte qenë këshilltarë i Ministrit.

Tutje, dëshmitari i radhës, rreth bisedave telefonike dhe takimeve me tani të akuzuarin Pjetër Ndou lidhur me cështjet e kandidatëve për patent shofer, dëshmitari theksoi se asnjëherë nuk kishin biseduar rreth cështjes së patent-shoferëve.

Sa i përket dëshmitarit të fundit H.S. i njejti theksoi se të akuzuarit nuk i njeh përveq të akuzuarin Pjetër Ndou, tutje, lidhur me kontaktin me Pjetërin rreth informatave për dy persona biseda kishte të bënte me provimin e njërit prej tyre për patent shoferë.

Pas dëshmisë së këtij dëshmitari, kryetarja e trupit gjykues, gjyqtarja Fatime Dërmaku, theksoi se seanca e sotme duhet të ndërpritet dhe në seancën e radhës do të dëgjohen dëshmitarët e radhës.

Seanca e radhës do të mbahet me datë: 04 qershor nga ora 09:00.

Sipas aktakuzës së përpiluar më 6 nëntor 2020 nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, Nebih Shatri dhe Kadri Krasniqi ngarkohen se si persona zyrtar, në bashkëkryerje me qëllim që të tjerët të përfitojnë e duke e shfrytëzuar detyrën e tyre zyrtare kanë tejkaluar kompetencat, përkatësisht nuk i kanë përmbushur detyrat zyrtare.

Siç thuhet në aktakuzë, Shatri duke qenë në pozitën e u.d. Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës (MI), në kundërshtim me nenin 21 pika 2 të Udhëzimit Administrativ  nr. 08/2016 nuk ka lidhur kontratat pune me pyetësit e angazhuar A.B, L.L, B.P, A,R, A.Sh, S.S, E.B, B.B, M.B, V.K, L.A, F.F,  D.B, E.K, S.K, I.K, H.S, S.K, A.G, V.B, ashtu që ka lejuar që të njëjtit të punojnë gjatë vitit 2017 dhe 2018, Në Njësitë Rajonale për Patentë Shoferë në Prishtinë, Mitrovicë, Gjakovë, Pejë, Prizren, Ferizaj dhe Gjilan.

Ndërkaq, në aktakuzë thuhet se Krasniqi duke qenë në pozitën e Drejtorit të Departamentit të Automjeteve në MI, me dijeninë e të akuzuarit Shatri, gjatë vitit 2017 dhe 2018 ka lejuar hapjen e konkursit për provim për licencim për pyetës teorik për patentë shoferë, pa asnjë planifikimi paraprak, ka licencuar pyetës në njësit rajonale në tërë territorin e Republikës së Kosovës, në kundërshtim me nenin 4 pika 1.6 të Udhëzimit Administrativ nr.08/2016, nuk ka bërë verifikimin e pyetësve, kështu që ka licencuar L.A, E.B, A.Sh, S.S, L.A, F.F, B.B, F.B, E.H, H.T, R.C, E.K, I.K, A.M, D.B, V.B, F.Ç, F.Q.

Gjithmonë sipas aktakuzës thuhet se Krasniqi në kundërshtim me nenin 1.7 të njëjtit Udhëzim, ka licencuar S.K. G.K, dhe V.L, me ç’ rast të akuzuarit Shatri dhe Krasniqi i kanë shkaktuar dëm në shkallë të madhe Buxhetit të Kosovës.

Me këto veprime prokuroria i ngarkon ata se në bashkëkryerje, kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422 par. 1 lidhur me par 2.1 dhe 2.2 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Në dipozitivin e dytë të aktakuzës, Pjetër Ndou ngarkohet se në mënyrë të drejtpërdrejtë e me qëllim të përfitimit në të tjerëve, duke qenë në pozitën e këshilltarit politik në MI në vazhdimësi ka ushtruar ndikim tek zyrtarët e të njëjtës ministri, për dhënien e provimit të testit teorik për patentë shofer, punësim dhe tender.

Tutje, në aktakuzë thuhet se i akuzuari Ndou në kundërshtim me pozitën e tij zyrtare ka ndikuar në komisionin përzgjedhës për ekzaminer, gjerësisht tek kryetari i komisionit-dëshmitari Mirdit Emini se si të bëhet përzgjedhja e kandidatëve për ekzaminer.

Me këto veprime prokuroria e ngarkon Ndou se në vazhdimësi ka kryer veprën penale “Ushtrim ndikimi” nga neni 431, par 1 lidhur me nenin 81 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga: Arton Hoxha

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter