Projekt i realizuar nga:

Dështon të mbahet seanca ndaj të akuzuarit për Korrupsion

Në Gjykatën Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, ka dështuar të mbahet seanca e sotme ku  i akuzuar është Dibran Fetahu për veprën penale përvetësimi në detyrë.

Seanca e planifikuar për ditën e sotme është shtyer për një datë tjetër pasi që i akuzuari kishte disa çështje familjare, ku për këtë e kishte njoftuar edhe gjykatën.

Kështu që seanca e radhës është caktuar me 4 korrik 2024.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë e datës 29.12.2015, i akuzuari Dibran Fetahu në cilësinë e arkatarit ndihmës në ndërtesën e PTK-së, përvetson pasurinë që iu është besuar sipas detyrës, në atë mënyrë që, në arkën ndihmëse në mënyrë të vazhdueshme shitjet ditore të kartelave nuk i ka deklaruar në tërësi gjegjësisht përmes librit të shitjes ka bërë nëndeklarimin e shitjes, me ç’rast ka përvetsuar shumën prej 71.875,52€,

Me çka ka kryer veprën penale ‘’përvetësimi në detyrë’’ nga neni 425 par.3 e lidhur me par.1 të KRPK-së. 

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga Elvana Hatashi  

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter