|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Paraqitet fjala hyrëse në rastin e të akuzuarës për Korrupsion

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin për Krime të Rënda, është mbajtur seanca e shqyrtimit gjyqësor, në rastin e të akuzuarës Mevlude Nishori, ish-zyrtare në Komunën e Fushë Kosovës, e akuzuar për kryerjen e veprës penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtarë’.

Fillimisht, kryetarja e trupit gjykues, gjyqtarja Medie Bytyqi, theksoi se në këtë rast është vecuar procedura.

E pandehura, Mevlude Nishori, theksoi se nuk e ndjen vetën fajtore lidhur me aktin akuzues.

Pastaj, Prokurori i Shtetit Halim Borovci, në fjalën hyrëse, theksoi se Prokuroria duke u bazuar në provat materiale ka ardhur deri tek vërtetimi se e pandehura është fajtore, tutje ai shtoi se në aktin akuzues janë të propozuar disa dëshmitarë si dhe me administrimin e provave do të vërtetohet se e akuzuara e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.

Përfaqësuesi i palës së dëmtuar, av. Ali Ajeti, theksoi se e mbështesin fjalën hyrëse, të Prokurorit të Shtetit.

Mbrojtësja e të akuzuarës Mevlude Nishori, av. Blerta Shyqeriu, theksoi se fillimisht, e kundërshtojnë në tërësi fjalën hyrëse të Prokurorisë, duke shtuar se veprimi i të mbrojturës së saj me rastin e vendimit të lëshuar theksoi se nuk është lëshuar nga e mbrojtura e saj, tutje shtoi se veprimet ligjore të të mbrojturës së saj, nuk kanë qenë obliguese për t’u bërë ndryshimi i pronarëve për ngastrën kontestuese.

Për shkak të obligimeve të Gjykatës, të cilat nuk ishin parashikuar më herët, kryetarja e trupit gjykues, gjyqtarja Medie Bytyqi theksoi se për ditën e sotme është pa mundur vazhdimi i shqyrtimit gjyqësor dhe se seanca duhet të ndërpritet.

Seanca e radhës u caktua të mbahet me datë: 21 Qershor nga ora 09:30.

Kujtojmë që, për rastin e njejtë tre të akuzuarit e tjerë janë shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Prishtinë, ndërsa për të akuzuaren Mevlude Nishori me kërkësë të mbrojtëses së saj, është vecuar procedura.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore, Mevlude Nishori akuzohet se më 18 mars 2016, si zyrtare ligjore për regjistrimin e hipotekave në Komunën e Fushë-Kosovës, duke tejkaluar kompetencat e saja, edhe pse nuk ka qenë detyrë dhe përgjegjësi e saj në bazë të vendit të punës, ka përpiluar aktvendimin me të cilin ka revokuar vendimin e 19 qershorit 2008, që kishte të bënte me bartjen në Operatin Kadastral për ngastrën me nr.00451/1, me sipërfaqe prej 1162 metër katror, e cila ishte bartur në emër të Selim Kutllovcit, Bislim Kutllovcit, Zymer Kutllovcit dhe Xhafer Kutllovcit.

Gjithnjë, sipas aktakuzës e pandehura Mevlude Nishori theksoet se nuk i ka përmbushur detyrat e saj zyrtare me qëllim që të përfitojë çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetër, pasi për këtë njësi kadastrale më 25 gusht 2015, Gjykata Themelore Prishtinë- Divizioni për Çështje Civile, kishte caktuar masë të përkohshme të sigurisë.

Sipas aktit akuzues, me veprimet e saj, ka kryer veprën penale, ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Monitoruar nga: Arton Hoxha

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter