|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Dështon të mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj 11 të akuzuarve për Korrupsion

Në Gjykatën Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, sipas agjendës së planifikuar do të mbahej shqyrtimi gjyqësor ku të akuzuar janë Rajan Arapi, Flurije Berisha, Arianit Krasniqi, Edmond Shala, Osman Kollçaku, Mustafë Nila, Argjent Lleshi, Bajram Muzlijaj, Mentor Beqiri dhe Adhurim Kasapi  që të gjithë zyrtar me pozita të ndryshme në Komunën e Pejës si dhe Plarent Trakaniqi gjeodet i licencuar nga AKK, po akuzohen për korrupsion.

Në këtë seancë e pranishme nuk ishte prokurorja e çështjes Lumturije Vuçetaj e cila përmes email-it zyrtar e ka informuar gjykatën se është e angazhuar në një çështje tjerër penale në Gjykatën e Pejës dhe nuk mund të mar pjesë sot në shqyrtim gjyqësor.

Gjithashtu prezent nuk ishin i pandehuri Bajram Muzlijaj dhe mbrojtësi i tij, i pandehuri Arianit Krasniqi  si dhe mbrojtësja e të pandehurit Osman Kollçaku, av. Majlinda Kollçaku.

Kështu që mbrojtësi i të pandehurit Plarent Trakaniqi av. Salih Mekaj kërkoi veçimin e procedurës për të mbrojturin e tij për efikasitet të procedurës dhe shtoi se arsyje me të detajuara do t’i jap në propozim me shkrim.

Kështu që në këto rrethana seanca e sotme është shtyer dhe e njëjta është caktuar  me 25 dhe 26 korrik 2024.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Pejë të ngritur me datë 24.02.2023, në këtë rast akuzohen 10 zyrtar të Komunës së Pejës në pozita të ndryshme si: Rajan Arapi në cilësinë e Drejtorit të Urbanizmit dhe Mbrojtes së Mjedisit, Flurije Berisha në cilësinë e shefes së sektorit ligjor-teknik për leje të ndërtimit, Arianit Krasniqi në cilësinë e Drejtorit për Çështje Pronësoro-Juridike, Osman Kollçaku në cilësinë e zyrtarit të lartë për çështje pronësore-juridike, Edmond Shala në cilësinë e Drejtorit për Çështje Pronësore-Juridike, Mustafë Nila në cilësinë e Drejtorit për Kadastër dhe Gjeodezi, Argjent Lleshi në cilësinë e udhëheqësit të sektorit të kadastrit, Bajram Muzlijaj në cilësinë e inspektorit të ndërtimit pranë Drejtorisë për Inspektim, Mentor Beqiri në cilësinë e inspektorit të ndërtimit pranë Drejtorisë për Inspektim, Adhurim Kasapi  në cilësinë e zyrtarit gjeodet pranë Drejtorisë për Gjeodezi dhe Kadastër si dhe Plarent Trakaniqi si person zyrtar – gjeodet i licensuar nga Agjencioni Kadastral i Kosovës.

Ata ngarkohen se kanë kryer veprat penale ‘’keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ dhe “Konflikt i interesit”.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga Elvana Hatashi

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter