|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Vazhdon dëgjimi i dëshmitarës në rastin ndaj të akuzuarve për 400 KG kokainë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, është mbajtur seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj të akuzuarve Izet Sheqiri, Faton Vrajolli, Kadri Sheqiri, Kadri Brahimi dhe Fehmi Bytyqi për importim të 400 kg kokainë.

Fillimisht, Prokurori Special, Valdet Gashi, theksoi vërejtjet e tij lidhur me përmbajtjen e procesverbalit të seancës së kaluar, rrjedhimisht kërkoi nga trupi gjykues disa ndryshime në gabime të formulimit të fjalëve.

Seanca pastaj ka vazhduar me dëgjimin e dëshmitarës M.H, e cila kishte mbetur duke u dëgjuar në seancën e kaluar.

Në pytjet e mbrojtësit të të akuzuarit Izet Sheqiri, av. Besnik Berisha, lidhur me një dosje të të dhënave nga Kompania ‘MC Food’ dhe ‘GT Food’, por lidhur me këtë pytje, Prokurori Special, Valdet Gashi, kishte kundërshtim pasi që sipas tij, është ballafaqim me prova të cilat nuk janë administruar dhe rrjedhimisht kjo nuk duhet të lejohet si pytje. Lidhur me këtë cështje, trupi gjykues pas konsultimit, vendosi duke refuzuar kundërshtimin e Prokurorisë, lidhur me paraqitjen e pytjeve dhe rrjedhimisht, Gjykata konsideron se Prokuroria është e njohur me këto prova, duke kërkuar nga mbrojtja që të vazhdojë me pytjet për dëshmitarën.

Sa i përket kësaj cështje, dëshmitarja theksoi se kompania në kohën e lartëcekur ka bashkpunuar me GT Food-s.

Në vazhdim, Prokurori Special, Valdet Gashi, theksoi se duke pasur parasysh faktin se për provat dhe pytjet e paraqitura nga mbrojtja nuk e dijnë origjinen e tyre dhe rrjedhimishtë, të njejtat për Prokurorinë nuk mund të jenë të pranushme, dhe të njejtat nuk mund t’i komentojnë, prandaj edhe kundërshtimi është në këtë drejtim që fillimisht këto prova të propozohen për administrim, këtu pra qëndron shqetësimi i Prokurorisë.

Kurse, lidhur me cështjen e komunikimit me kompanitë tjera me të cilat kishin bashkëpunim, dëshmitarja theksoi se është bërë komunikim me kamer dhe këtë e ka bërë Drejtori i Importit, tani i akuzuari Faton Vrajolli, ndërsa, lidhur me atë se cili rrjet social është përdorur shtoi se nuk i kujtohet.

Sa i përket cështjes, së bashkpunimit me furnitorët e rinjë, përkatësishtë GT Food-s, të ketë filluar në vitin 2018, dëshmitarja theksoi se duke u bazuar në email-in e prezentuar edhe më herët, ky vitë ka qenë edhe fillimi i bashkëpunimit, mes MC Food dhe GT Food. Ndërsa, sa i përket pagesave të bëra, dëshmitarja theksoi se janë bërë në procedurë të njejtë sikur me furnitorët tjerë.

Kurse, lidhur me cështjen, e Kompanisë e cila përmendet në aktakuzë me emrin Seara dhe kompanisë tjeter GT Food-s, se a ishin një kompani apo ishin furnitor të ndryshëm, dëshmitarja theksoi se këto dy kompani janë të ndryshme.

Lidhur me njohurit e saj, për diskutim nga kolegët, tani të akuzuarit për cështjen e drogës se a kanë diskutuar ndonjëherë, dëshmitarja shtoi se nuk ka njohuri dhe nuk i ka dëgjuar as direkt apo indirekt këto biseda.

Kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Musa Konxheli theksoi se trupi gjykues është i caktuar në një rast tjetër, në pjesën e pasditës dhe se seanca e sotme duhet të ndërpritet, ndërsa dëshmitarja do të vazhdoi të dëgjohet në seancën e radhës.

Seanca e radhës do të mbahet me datë: 07 Qershor 2024 nga ora 09:30.

Kujtojmë që, sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale e ngritur me datë14 nëntor 2022, të akuzuarit Izet Sheqiri, Faton Vrajolli, Kadri Sheqiri, Kadri Brahimi dhe Fehmi Bytyqi, po akuzohen se duke vepruar si pjesë e grupit të organizuar dhe në bashkim të strukturuar kriminal, duke bashkëpunuar me persona deri më tani të panjohur nga shteti i Brazilit dhe pas marrëveshjes paraprake me të njëjtit, fillimisht kanë lidhur marrëveshje për importin e produkteve të mishit të pulës të ngrirë, ku në brendi të së cilës është vendosur edhe substanca narkotike e llojit kokainë.

Gjithnjë sipas aktakuzës, kompania “MC FOOD” Sh.p.k, për qëllime të importit të mallit, është kategorizuar në linjën e verdhë, ku në stacionet doganore bëhet vetëm verifikimi i dokumenteve dhe jo kontrollimi i mallit, dhe duke shfrytëzuar këtë mundësi, është arritur që substanca narkotike prej 400 kg e llojit kokainë, të transportohet nga shteti i Brazilit, nëpërmjet shtetit të Spanjës, Italisë dhe Republikës së Shqipërisë, ashtu që me datën 15.05.2021, substanca narkotike është futur në Republikën e Kosovës.

Të akuzuarit e lartëpërmendur sipas Prokurorisë Speciale, me veprimet e tyre kanë kryer veprën penale: ‘Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar’ nga neni 277 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Kujtojmë se të akuzuar në këtë rast kanë qenë edhe Naim Morina dhe Hyzri Sheqiri, të cilët akuzoheshin për pengim të procedurës penale, mirëpo pasi që të njëjtin kanë pranuar fajësinë, ndaj të njëjtëve është shpallur aktgjykim fajësues.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga: Arton Hoxha

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter