|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

KGJK miraton raportet e punës së gjykatave për vitin 2022

Më datë 2 dhe 3 shkurt 2023, Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka mbajtur takimin e 303-të me radhë, raporton “Drejtësia Sot”.

Nga komunikata për media e KGJK-së u bë e ditur se në ditën e parë të këtij takim, para anëtarëve të Këshillit, u raportua lidhur me ecurinë e veprimtarisë së punës së gjykatave për vitin 2022 si dhe tremujorin e IV-të (tetor – dhjetor) për vitin 2022.

Në këto raporte ishin të përfshira të dhënat për numrin e përgjithshëm të lëndëve siç janë numrin e lëndëve të pranuara, të kryera dhe atyre që janë duke u trajtuar nga gjykatat. 

Nga paraqitja e këtyre raporteve u pa se gjatë periudhës raportuese, gjykatat kanë pasur rezultate të mira në përgjithësi si dhe rritje të efikasitetit të punës, përfshirë këtu edhe rritjen e numrit të aktgjykimeve të publikuara, ku deri më sot kemi mbi 100,000 aktgjykime të publikuara nga gjykatat.

Po ashtu, në këtë takim, raportin e punës për vitin 2022 e kanë paraqitur Komisioneri për përgjime, Udhëheqësi i Departamentit Special në kuadër të Gjykatës së Apelit dhe Udhëheqësi i Departamentit Special në kuadër të Gjykatës Themelore Prishtinë.

Më pas, raportimin e ka vazhduar Kryetari i Komisionit për monitorimin, vlerësimin dhe raportimin e Planit Strategjik për Përmirësimin e Qasjes në Drejtësi 2022 – 2025 si dhe Planit Strategjik për zgjidhjen efikase të lëndëve të korrupsionit dhe krimit të organizuar 2022 – 2024, si dhe Koordinatori për rastet e dhunës në familje për vitin 2022.

Tutje, para anëtarëve të KGJK-së u prezantuan edhe raportet e punës për tremujorin e IV-të (tetor – dhjetor) për vitin 2022 si dhe punën e gjykatave për vitin 2022, nga ana e Gjykatës Supreme të Kosovës, Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, Gjykatës së Apelit, Gjykatës Komerciale, dhe shtatë gjykatave themelore.

Pas raportimit lidhur me punën e gjykatave për këtë periudhë, të gjitha raportet e punës u aprovuan nga anëtarët e Këshillit.

Kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj i falënderoi të gjithë kryetarët e gjykatave për raportimet lidhur me punën e tyre si dhe u bëri thirrje për angazhim dhe përpjekje edhe më të madhe për një performancë më të mirë të punës në gjykata. 

“Kërkoi nga kryetarët e gjykatave monitorim të punës së gjyqtarëve, fokus në lëndët e vjetra në gjykata, zbatimin e Planit Strategjik për Përmirësimin e Qasjes në Drejtësi 2022 – 2025 si dhe Planit Strategjik për zgjidhjen efikase të lëndëve të korrupsionit dhe krimit të organizuar 2022 – 2024 dhe futjen e të dhënave në Sistemin e Menaxhimit Informativ të Lëndëve”, tha mes tjerash Zogaj.

Mbledhja e 303-të e Këshillit vazhdoi edhe më 3 janar 2023, ku u shqyrtuan pikat e tjera të tjera të rendit të ditës.

Fillimisht, Këshilli ka autorizuar Sekretariatin e KGJK-së për zgjatjen e kontratave të punës së konsulentëve ligjor në gjykata për tre (3) muaj lidhur me angazhimin e tyre në Sistemin Qendror të Evidencës Penale.

Më pas, KGJK mori vendim për autorizimin e Njësisë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore për lëshimin e vendimeve të vendime të veçanta lidhur me klasifikimin e vendeve të punës, me qëllim që të punësuarit e pakënaqur të shfrytëzojnë të drejtat e tyre për ankesë në organet kompetente.

Tutje, u miratuan Planet e punës për vitin 2023 të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, Gjykatës së Apelit, Gjykatës Themelore Gjilan, Prizren, Gjakovë, Pejë, Ferizaj dhe Mitrovicë.

Para anëtarëve të Këshillit, gjyqtari Burim Ademi – Koordinator për lëndët e Shenjëstruara, Korrupsionit dhe Terrorizmit, raportoi lidhur me gjendjen aktuale të këtyre lëndëve në gjykatat e Kosovës.

Në këtë takim u prezantuan edhe raportet vjetore të punës së Komisionit për Çështje Normative, Komisionit për Administrimin e Gjykatave, Komisionit për Buxhet, Financa dhe Personel dhe Komisionit për Trajnime.

Lidhur me punën e Sekretariatit të KGJK-së për vitin 2022, ka raportuar Drejtori i Përgjithshëm i SKGJK-së, ndërsa për punën e Njësisë për Inspektim Gjyqësor, ka raportuar u.d. i Drejtorit të Njësisë për Inspektim Gjyqësor.

Nga paraqitja e këtyre raporteve u pa se gjatë periudhës raportuese, ka pasur rritje të efikasitetit në përgjithësi në punën e KGJK-së dhe SKGJK-së.

Të gjitha raportet e punës së komisioneve, Sekretariatit dhe Njësisë për Inspektim Gjyqësor u aprovuan nga anëtarët e Këshillit.

Këshilli në këtë mbledhje gjithashtu miratoi përmbajtjen dhe kohëzgjatjen e trajnimit për kandidatët për gjyqtarë porotë;

Më pas, u miratua angazhimi i kryetarit të Komisionit për monitorimin, vlerësimin dhe raportimin e Planit Strategjik për Përmirësimin e Qasjes në Drejtësi 2022 – 2025, si dhe Planit Strategjik për zgjidhjen efikase të lëndëve të korrupsionit dhe krimit të organizuar 2022 – 2024, dy ditë gjatë javës për një periudhë tranzitore.

Këshilli autorizoi Drejtorin e Përgjithshëm të SKGJK-së, të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për inicimin e procedurave për shpalljen publike të konkursit të jashtëm nr. 01/2023 dhe konkursit të brendshëm nr. 01/2023, sipas planit të punësimit me vendimin e KGJK-së, nr. 511/2022;

Këshilli aprovoi njoftimin e Njësisë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore të SKGJK-së për pensionimin e një (1) gjyqtari në Gjykatën Themelore në Prizren dhe një (1) gjyqtari në Gjykatën Themelore Prishtinë, dega në Gllogoc.

Në fund, nga njoftimi i KGJK-së u bë e ditur se ky institucion ka miratuar shpalljen e shprehjes së interesit për transfer të përhershëm të nëpunësve nga Gjykata Themelore Prishtinë në degën Fushë Kosovë./Drejtësia Sot

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter