|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Përfundon shqyrtimi gjyqësor në rastin ‘Subvencionet 3’

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, sot u mbajt seanca për matjen e dënimit ndaj katër të akuzuarve për mashtrim me subvencione dhe për dhënie ryshfeti, të cilët kanë pranuar fajësinë para Gjykatës Themelore në Prishtinë, në seancën e kaluar. Në këtë rast të akuzuar janë 3 zyrtarë të Agjencisë për Zhvillim të Bujqësisë dhe 7 qytetarë, ndër ta dhe përfitues subvencionesh. Gjykata pas pranimit të fajësisë nga katër të akuzuarit kishte vendosur që në tërësi ta veçojë procedurën për ta.

Në këtë seancë të veçuar, ku katër qytetarë të cilët po akuzohen për veprën penale Dhënie ryshfeti dhe Mashtrim me subvencione, duke përfshirë dhënien e ndihmës në veprën penale dhe veprën penale të kryer në vazhdimësi, janë paraqitur deklaratat lidhur me rrethanat rënduese dhe lehtësuese të kryerjes së veprave për të cilat akuzohen të pandehurit.

Prokurori Rafet Halimaj deklaroi për të akuzuarit si rrethanë rënduese shkallën e përgjegjësisë, si dhe vlerat e ryshfetit të dhëna, ndërsa si rrethana lehtësuese i njëjti theksoi bashkëpunimin e të pandehurve me prokurorin, pastaj pranimin e fajësisë etj. Lidhur me këtë i njëjti i propozoi gjyqtares Valbona Musliu zbutje të dënimi, duke përfshirë edhe nën kufijt e zbutjes së dënimit.

‘I mbrojturi im e ka pranuar fajësinë në fillim të procedurës, H.A është shtyer, më saktësisht ka rënë në kurth të organizimit për keqpërdorim të detyrës, ngase ndër vite ka aplikuar për të përfituar nga subvencionet dhe ato nuk i ka fituar edhe pse ka qenë kompani lidere në Kosovë për këtë kategori të bujqësisë’, deklaroi mbrojti i të akuzuarit H.A në paraqitjen e rrethanave lehtësuese në shqiptimin e dënimit.

Ndërsa mbrojtësi i të akuzuarit B.G, theksoi se i njëjti mban drejtpërdrejtë rreth 60 familje dhe 600 fermerë tjerë të cilët e kanë të akuzuarin si pike lidhëse me bizneset tjera, në mesin e shumë rrethanave lehtësuese të cilat i paraqiti avokati.

Në vazhdim të seancës, mbrojtësi i të akuzuarit S.K kërkoi që ta shpallë të mbrojturin e tij fajtor sipas veprës që ngarkohet me aktakuzë dhe ta dënoj me një dënim minimal, duke ja llogaritur edhe kohën e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak, bazuar në rrethanat lehtësuese se i akuzuari ka pranuar fajësinë, se është i dëmtuar në shumën 30 mijë euro duke marrë parasysh që këto para i ka dhënë zyrtarëve pa vullnetin e tij, paataj se asnjëherë nuk ka rënë ndesh më herët me ligjin dhe se i njëjti është familjar.

Përvec kësaj, njëjtë sikur mbrojtësit paraprak lidhur me rrethanat lehtësuese deklaroi edhe mbrojtësja e të akuzuarit A.A, ndër të tjera theksoi se i akuzuari është pronar i ‘Agroproduktit’, është fermer dhe punëdhënës i 60 punëtorëve dhe bashkëpunon me 350 fermer tjerë që kanë pika grumbulluese për bimë aromatike.

Është tatimpagues i rregullt, si dhe është shpallur si tatimpagues i madh në Repubikën e Kosovës, andaj në gjitha këto gjykata duhet ti merr parasysh në shqiptimin e dënimit, deklaroi mbrojtësja e të akuzuarit A.A

Ndërsa të akuzuarit H.A, B.G, A.A dhe S.K, të cilët kanë pranuan fajësinë, para gjykatës dhe prokurorit deklaruan se ndjehen të penduar për veprat e kryera si dhe ndjejn keqardhje.

Seanca e radhës për shpalljen e aktgjykimit për të akuzuarit e lartëcekur, u caktua për datën 18.09.2023 në ora 09:20./Drejtësia Sot

Monitoruar nga: Leotrim Pajaziti

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter