|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Dështon të mbahet seanca gjyqësore ndaj 3 të akuzuarëve në Gjykatën Themelore- Gjilan

Sot në Gjykatën Themelore në Gjilan ka dështuar të mbahet seanca e rradhës gjyqësore ndaj të akuzuarëve Mentor Ibishi për veprën penale: Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe të akuzuarëve Shpend Musa dhe Ardan Guri për veprën penale: Mashtrim

Seanca gjyqësore është shtyer për afat të pacaktuar, me arsye se në seancë gjyqësore ka munguar ekspertiza e ekspertit të caktuar dhe në momentin që ajo të kompletohet dërgohet në gjykatë dhe gjyqtarti i njofton me ftesa të rregullta palët që janë pjesë e gjykimit si dhe i dërgohet nga një kopje të ekspertizës prokurorës së rastit Bahtie Ademi dhe avokatëve mbrojtës.

I akuzuari Mentor Ibishi sipas aktakuzës PP.I.nr 67/2021, akuzohet se nga data 03.09.2018 e deri me datën 03.12.2020 me qëllim që të përfitoj për vete ose personin tjetër , nuk i ka përmbush detyrat e tij zyrtare,  në mënyrë që duke qenë i kontaktuar nga Komuna e Gjilanit në cilësi të mbikqyrësit të punimeve tek Palestra Sportive në fshatin Zhegër, Komuna e Gjilanit në disa pozicione ka rritur sasinë e punëve të kryera, edhe për kundër faktit që punët nuk kanë qenë të kryera, me këto veprime i akuzuari e ka dëmtuar Komunën e Gjilanit , në shumë prej 81.265,28 €, ndërsa Kompanisë “Vision Project’’  Sh.p.k i ka siguruar përfitimin material në shumën  e lartëcekur.

Personat e lartëcekur janë pafajshëm derisa pafajësia e tyre të vërtetohet me aktgjykim të formës së prerë nga gjykata./Drejtësia Sot

Monitoruar nga Leostina Maloku Sejdiu

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter