|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Jepet fjala përfundimtare në gjykimin ndaj zyrtarëve të komunës së Drenasit

Në Gjykatën Themelore Prishtinë – Departamentin për Krime të Rënda u dha fjala përfundimtare në gjykimin për korrupsion ndaj të akuzuarve Xhafer Ramaj dhe Shefshet Morina, raporton “Drejtësia Sot”.

Ramaj dhe Morina po akuzohen se si zyrtarë të Drejtorisë së Gjeodezisë dhe Kadastrit të Komunës së Drenasit, prej vitit 2010-2018, kanë bërë ndërrimin e destinimit të tokave bujqësore nga kultura arë ose livadh në tokë ndërtimore, duke mosrespektuar Ligjin për Tokat Bujqësore nr.02/L-26 si dhe Udhëzimin Administrativ për ndërrimin e destimit të tokave bujqësore nr.41/2006.

Fillimisht, prokurorja Merita Lumezi i propozoi gjykatës që të akuzuarit të shpallen të fajshëm dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale që u vihet në barrë.

Përfaqësuesja e të dëmtuarës e përkrahi fjalën përfundimtare të prokurores së shtetit dhe theksoi se paraqesin kërkesën pasurore juridike në shumën e precizuar në parashtresën e parashtruar.

Mbrojtësit e të dy të akuzuarve i propozuan gjykatës që të dy të akuzuarit të lirohen nga akuza në mungesë të provave pasi që të dy vetëm kanë kryer detyrën e punës në mënyrë të ligjshme dhe nuk kanë kryer veprën penale keqpërdorim të detyrës zyrtare ashtu siç thuhet sipas dispozitivit të aktakuzës.

Kryetarja e trupit gjykues Sulltane Hoti njoftoi se me 09 tetor 2023, ora 11:30, do të shpallet aktgjykimi në këtë çështje penale.

Ndryshe sipas aktit akuzues të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Xhafer Ramaj duke qenë si zyrtarë të Drejtorisë së Gjeodezisë dhe Kadastrit të Komunës së Drenasit, akuzohen se duke qenë si persona zyrtarë kanë tejkaluar kompetencat e tyre, ashtu që kanë kryer veprën penale keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar.

Në aktakuzë thuhet se prej vitit 2010-2018 ata kanë bërë ndërrimin e destinimit të tokave bujqësore nga kultura arë ose livadh në tokë ndërtimore, kështu duke mosrespektuar Ligjin për Tokat Bujqësore nr.02/L-26 si dhe Udhëzimin Administrativ për ndërrimin e destinimit të tokave bujqësore nr.41/2006.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç̧ nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Monitoruar nga Arta Hyseni dhe Rinor Bajrami

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter