|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Gjakovë -Dëgjohet dëshmitari i rradhës ndaj zyrtarit komunal për korrupsion

Ka vazhduar shqyrtimi gjyqësor në Gjykatën Themelore në Gjakovë-Departamenti për Krime të Rënda, ku i akuzuar është  Mehmet Leka  zyrtar administrativ në zyrën e gjendjes civile në fshatin Mulliq të Komunës së Gjakovës, për korrupsion.

Kryetari i trupit gjykues Sulltan Dobraj, në fillim të seancës bëri një sqarim se përse dëshmitari A.U nuk ka mundur të jetë sot prezent për të dhënë deklaratën e tij, me këtë rast i njejti për arsye personale nuk ka mundur të dëshmoj në shqyrtimin gjyqësor të mbajtur sot.

Në radhë për të dëshmuar ishte dëshmitarja T.V e cila ishte mbikqyrëse e gjendjes civile pranë KK. Gjakovë, ku ndër të tjera deklaroj se regjistrimi i qytetarëve nga librat amë në sistemin e ri është bërë nga shkurti i vitit 2013, ndërsa sa i përket personi S.T nuk kishte njohuri se si ishte regjistruar pasi që regjistrimi i tij ishte bërë në zyren e gjendjes civile në fshatin Mulliq, e njëjta ka deklaruar se është njoftuar nga inspektorati i ARC-së për këtë person dhe i është kërkuar që ta anulojë atë regjistrim.

Arsyeja se përse është anuluar ky regjistrim është se me udhëzimin administrativ  18/13 për regjistrat themeltar të gjendjes civile, neni 9 par.4 thuhet se kur të përfundoj viti, libri i gjendjes civile, vërtetohet, vuloset dhe nënshkruhet nga zyrtari i cili e ka punu dhe me një vijë diagonale e mbyll faqen, gjithashtu çdo zyrtar është i detyruar që nëse gabon diçka tek rubrika vërejtje, duhet të sqaroj se çfarë përmirsimi ka bërë. Sipas dëshmitares, për gjenerimin e të dhënave ka qenë kompetent Mehmet Leka.

Prokurorja e Shtetit-Dëshire Jusaj ka propozuar që deklarata e dëshmitarit A.U e dhënë në prokurori me datë 22.06.2022  të konsiderohet si e lexuar.

Gjithashtu edhe avokati i të pandehurit Mehmet Leka av. Besnik Haxhijanuzi ka propozuar që prova ‘’fleta e librit amë fq. 28/29’’ të dërgohet në ekspetizë grafologjike ku sipas kësaj ekspertize duhet të  vërtetohet se shënimet personale lidhur me personin S.T a janë të plotësuara nga i akuzuari apo zyrtar tjetër.

Pas konsultimit, trupi gjykues mori aktvendim me të cilin ka aprovuar propozimin  e prokurores së shtetit dhe propozimin e avokatit, si dhe seanca e radhës do të mbahet pasi që të përfundojë ekspertiza grafologjike.

Sipas aktakuzës, me datë 12.10.2018 në cilësinë e zyrtarit administrativ të zyrës për gjendje civile në fsh. Mulliq, K. Gjakovë , i akuzuar Mehmet Leka nuk i përmbush dhe i ka tejkaluar kompetencat e tij me qëllim që t’i mundësojë personit tjetër përfitimin e kundërligjshëm, ka futur në sistem personin S.T, ku ka bërë gjenerimin e numrit personal, me çka i ka mundësuar në këtë mënyrë pajisjen me dokumente nga zyra e gjendjes civile, ku pas kërkesës së Ambasadës Britanike në Tiranë për verifikimin e të dhënave për personin S.T, ku ka rezultuar se personi i tillë nuk është shtetas i Republikës së Kosovës,

Shënim: I akuzuari i përmendur në këtë postim konsiderohet i pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tij me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës./Drejtësia sot

Monitoruar nga Elvana Hatashi

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter