|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Dështon të mbahet seanca fillestare ndaj zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës dhe OSHP-së

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë- Departamentin Special ka dështuar të mbahet shqyrtimi fillestar ndaj 10 zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës dhe transportit si dhe Organit Shqyrtues të Prokurimit.

Të akuzuarit Betim Reçica, Zymer Abdullahu, Jetmir Alaj, Emir Morina, Izedin Bytyqi, Blerim Dina, Nuhi Paçarizi, Muhamet Gashi dhe Goran Milenkoviç po akuzohen për shkak të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, ndërsa e akuzuara Valmira Bllaca akuzohet për shkak të veprës penale “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”.

Fillimisht, kryetari i trupit gjykues Mentor Bajraktari, ka veçuar procedurën penale ndaj të akuzuarit Goran Milenkovic.

Deri te veçimit i procedurës ndaj të akuzuarit Milenkovic, ishte mungesa e tij në këtë shqyrtim fillestar,  pasi që ndaj tij gjykata ka lëshuar fletërreshtim ndërkombëtar për sigurimin e prezencës së tij në këtë seancë, mirëpo i njëjti ka qenë i pamundur të sjellet për këtë seancë dhe gjykata ka vazhduar shqyrtimin fillestar me të akuzuarit tjerë.

Ndonëse veçimi i procedurës paraprakisht u bë me qëllim të efikasitetit të procedurës dhe procedimit të mëtutjeshëm, e njëjta dështoj të mbahej në mungesë të disa prej provave të cilat janë propozuar në aktakuzë.

Shqetësimin lidhur me mospaisjen me shkresat e lëndës, njëzëri e paraqiten të gjithë mbrojtësit e të akuzuarve, të cilët kërkuan që kjo seancë të caktohet për një ditë tjetër.

Në një situatë të tillë, kjo seancë u shtye për datën 30 tetor 2023.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit Betim Reçica, Zymer Abdullahu, Jetmir Alaj, Emir Morina, Izedin Bytyqi, Blerim Dina, Nuhi Paçarizi, Muhamet Gashi dhe Goran Milenkoviç po akuzohen se në bashkëkryerje dhe duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar kanë shkelur Ligjin e Prokurimit Publik si dhe Ligjin për ndarjen buxhetore të vitit 2019.

Gjithnjë sipas aktakuzës, të akuzuarit me qëllim të përfitimeve pasurore për firmën “Pro & Co.Group” SH.P.K., “Best Company” SH.P.K. dhe  “K.N.P.SH Papenburg & Adriani Company” SH.P.K., kanë ndryshuar vlerën e projektit nga vlera 2 milionë euro sa i dispononte Ligji për buxhetin e vitit 2019, në vlerën mbi 17 milion euro.

Me këtë të pandehuri akuzohen për veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Tutje, e akuzuara Valmira Bllaca, në dispozitivin e dytë të aktakuzës, akuzohet se ka vendosur nënshkrimin në deklaratën e nevojave dhe përcaktimit të disponueshmërisë së fondeve, nënshkrim i cili duhej të vihej nga zyrtari kryesor i financave.

E akuzuara Bllaca, me këtë po akuzohet për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës./DrejtësiaSot

Monitoruar nga Rinor Bajrami

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter