|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Mbahet seanca e fjalës përfundimtare ndaj të akuzuarit për Marrje ryshfeti

Sot në Departamentin për Krime të Rënda në Ferizaj  tek gjyqtari i rastit Ilir Bytyqi është mbajtur seanca e fjalës përfundimtare ndaj të akuzarit Bekim Kqiku për veprën penale: Keqpërdorim  i detyrës zyrtare nga neni 422 par.3 dhe veprës penale penale: Marrje ryshfeti neni 421 par.2  neni 77 i Kprk-së.

Prokurori i Shtetit ka dorëzuar fjalën përfundimtare në formë të shkruar, ndërsa avokati mbrojtës sipas autorizimit av. Tom Gashi u deklarua se i mbrojturi i tij i akuzari Bekim Kqiku me asnjë veprim të kryer  nuk ka vërtetuar asnjë nga dy pikat e dispozitivit të aktakuzës.

Av.Tom Gashi edhe në këtë seancë gjyqësore theksoi të mos mirren parasysh fjalët dhe dëshmitë e dëshmitarve të privilegjuar sipas kodit të ri penal neni 123 par.1 pasi ndaj atyre ka aktgjykim  dënues të plotfuqishëm nga kjo gjykatë.

Sipas mbrojtësit av. Tom Gashi në bazë të  ligjit për Dogana  dhe Kodit Doganor, nuk duhet të deklarohen mallrat të cilat nuk e arrinë vlerën deri 170€, sipas tij mallrat e të akuzuarve L.R , A.M dhe F.R është dashur të kalojnë pa zhdoganim,sepse nuk e kanë arritur këtë vlerë, me këto veprime nuk janë përmbushur elementet e veprave penale.

I akuzuari Bekim Kqiku i mbështet fjalët e thëna nga mbrojtësi i tij, ndërsa Tom Gashi i propozon gjykatës ta liroj nga akuzat për këto dy vepra penale, por nëse gjykata vendos ndryshe të ketë parasysh rrethanat posaçërisht lehtësuse gjatë caktimit të dënimit, dhe si rrethanë e tillë ti merret përvoja e gjatë në Doganat e Kosovës rreth 21 vite përvoj pune, rrethana se asnjëherë më pare nuk ka qenë i dënuar për vepra të këtij lloji, dhe se nga muaji shtator i akuzuari Bekim Kqiku është suspenduar nga puna, dhe nuk merr asnjë pagë mujore.

Shpallja e aktgjykimit është caktuar për datën 23.10.2023 ora 11:30.

Kujtojmë se sipas aktakuzës së prokurorisë  PP.I.nr.46/21 Bekim Kqiku akuzohet se me datë 16 prill 2021,në pikën kufitare Glloboqicë,i njejti në cilësinë e personit zyrtar, si zyrtar doganor me qëllim të përfitmit pasuror për vete dhe persona tjerë, me dashje ka shkelur ligjin doganor,aktet administrative Nr.03/L-109,duke kontaktuar me Leutrim Rexhepin e njofton kur është në trakë për kontrollin e veturave dhe i mundëson ta kaloj duke kontrabanduar mallra nga Republika e Maqedonisë së Veriut, në shtetin tonë në kompenzim që ti rregullojë një fellne të aluminit të veturës së tij.

Shënim: Personat e lartëcekur janë të pafajshëm derisa pafajësia e tyre të vërtetohet me aktgjykim të formës së prerë nga gjykata./DrejtësiaSot

Monitoruar nga Leostina Maloku Sejdiu

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter