|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Është mbajtur seanca gjyqësore në rastin ‘’Toka’’ II

Sot në Gjykatën Themelore Prishtinë në Departamentin Special ka vazhduar shqyrtimi gjyqësor ndaj Mehmet Prishtinës, Dukagjin Emërllahu, Nexharije Hoti dhe Avni Maxhuni. Ata akuzohen nga Prokuroria Speciale për: Krim të organizuar, Nxjerrja e kundërligjshme e vendimeve gjyqësore, Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, Falsifikim i dokumentit zyrtar dhe  Shpërlarja e parave.

Kryetari i trupit gjykues gjyqtari Vesel Ismajli konstatoi se të pranishëm në sallë ishin të prokurorja  e rastit Merita Bina, përfaqësuesi i AKP-së, të akuzuarit me mbrojtësit e tyre dhe dëshmitarët P.Ll, Z.Ll, D.Ll, P.Ll,  dhe S.P.

Dëshmitari P.Ll përgjatë deklaratës së tij ai deklaroi se të akuzuarin Mehmet Prishtina nuk e njeh fare, kurse për të akuzuarit Dukagjin Emërllahu, Nexharije Hoti dhe Avni Maxhuni i njeh por nuk ka shoqëri me ta.

Prokurorja e rastit pyeti dëshmitarin se ai dhe familja e tij a kanë ndonjë parcelë në emër të tyre me këtë rast dëshmitari u përgjigj se kanë tokë në Çagllavicë në sipërfaqe prej 3 hektarë e 10 ari. Këtë tokë babai i dëshmitarit e ka trashëguar nga babai i tij dhe pas vdekjes së tij e ka trashëguar nëna ime, dy motrat dhe tre vëllezërit e mi. Ai deklaroi se një pjesë e tokës është nacionalizuar në bazë të reformave agrare të atëhershme. Tutje, Prokurorja pyeti dëshmitarin se a keni kërkuar që të ju kthehet toka në emrin tuaj, me këtë rast dëshmitari u përgjigj se po kemi dorëzuar kërkesë me datë 31 tetor 1991 në komisionin e sekretaritatit i cili ka vepruar në kuadër të Komunës së Prishtinës dhe unë personalisht kam marrë pjesë në procedurat për kthimin e pronës dhe ja vendimi i datës 04 tetor 1992 me të cilin është aprovuar kërkesa e familjes time.

Lidhur me pyetjen se kur e kanë kuptuar që kanë problem lidhur me pronën, dëshmitari u përgjigj se  në vitin 2009 ne kemi kuptuar që në gjykatë është duke u zhvilluar një procedurë lidhur me tokën tonë andaj ju kemi drejtuar Kadastrit në Prishtinë pasi që nuk kishim mundësi të pajiseshim me fleta poseduese dhe kadastri na ka dhënë përgjigje vetëm në një pikë të cilën e citoj: të gjitha i keni në rregull vetëm duhet të keni dëshmi se është hequr masa e përkohshme e vitit 2007.

Dëshmitari gjithashtu deklaroi se Avokati Visar Vehapi ka ardh tek unë në shtëpi bashkë me Dukgjin Emërllahun dhe kjo ka qenë biseda e parë në muajin maj dhe kemi biseduar për marrëveshje jashtëgjyqyqësore. Aty kanë qenë të pranishëm edhe anëtarë tjerë të familjes time.

Emërllahu ka thënë se shumë shpejtë do të vërtetohet vendimi i shkallës së parë  nga shkalla më e lartë, vendim ky i cili ka qenë në favor të Emërllahut. Dukagjin Emërllahu ka thënë që ne kemi ardh si njerëz që ju ta tërhiqni padinë si ndërhyrës dhe kallëzimet në polici të Eulex dhe ne do t’ju kompensojmë nëse bëhet aktgjykimi i shkallës së parë i plotëfuqishëm. Dëshmitari deklaroi se Dukagjin Emërllahu gjithmonë ka folur në shumës. Pas asaj bisede ne kemi dhënë pëlqimin që ta përpilojmë marrëveshjen jashtëgjyqësore dhe ajo është bërë unë edhe e kam atë. Mirëpo askush nuk ka dashur ta nënshkruaj atë marrëveshje pasi që nuk ka pasur garancion dhe kështu nuk e kemi nënshkruar. Pasi që ne nuk jemi pajtuar për nënshkrim të marrëveshjes çështja ka vazhduar në gjykatë dhe me datë 15.08.2012 gjykata ka sjellur aktgjykim i cili aktgjykim ka qenë në favor të Dukagjin Emërllahut.

Në një nga pyetjet e prokurores dëshmitari u përgjigj se është thënë që procesi ka përfunduar dhe ashtu siç ka përfundu ne do tju kompensojmë dhe se ata vetë kanë deklaruar ne e dimë që kjo pronë është e juaja dhe pas kësaj në shtator na kanë larguar nga prona , dhe na kanë thënë që kjo pronë nuk është e juaja, atëherë kemi kërkuar mbrojtje nga Policia e Kosovës dhe Policia e Eulex-it disa herë.

Dëshmitari deklaroi se kemi pranu vendimin e Gjykatës Supreme në tri gjuhët në gusht 2012. Ndër të tjerash përveq pronës tonë janë marrë edhe prona të familjarëve të tjerë përafërsisht 30 hektarë. Me këtë vendim të Gjykatës Supreme është vërtetu aktgjykimi i shkallës së parë.

Dëshmitari duke iu përgjigjur pyetjeve të prokurores deklaroi se edhe familjarja e tij P.Ll ka parashtruar padi në gjykatë për pronën mirëpo ajo është tërhequr nga padia pasi që i ka thënë atij se ajo është kanosur nga disa persona të këqij dhe se nuk mund të thotë asgjë më shumë për këtë gjë.

Kryetari i trupit gjykues caktoi seancën e radhës me datë 06.12.2023 ora 09:30

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Monitoruar nga Arta Hyseni

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter