|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Pranon fajësinë i akuzuari për Dhënie ryshfeti, ndërsa veçohet procedura ndaj të akuzuarit tjetër për Marrje ryshfeti

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca e shqyrtimit gjyqësor, në rastin ku të akuzuar janë Sabri Shabani për veprën penale ‘Marrje ryshfeti’ dhe Hajdar Dili për veprën penale ‘Dhënie ryshfeti’.

Gjyqtari i rastit Gëzim Ademi njoftoi se Prokuroria e Shtetit ka prezantuar sot një marrëveshje për pranimin e fajësisë në raport me të pandehurin Hajdar Dili, meqë rast gjyqtari Ademi pas propozimit nga palët veçoi procedurën ndaj të akuzuarit tjetër Sabri Shabani, i cili mungoi në këtë seancë të shqyrtimit gjyqësor.

Prokurori i çështjes Armend Hamiti kërkoi që të pranohet marrëveshja e fajësisë nga gjykata dhe poashtu mbrojtësi i të akuzuarit Hajdar Dili, avokati Argjend Sefa se qëndrojnë pranë marrëveshjes për pranimin e fajësisë. I njëjti kërkoi që gjykata të vendos dënimin sa më të butë duke marrë parasysh rrethanat lehtësuese, bashkëpunimin me policinë qysh në fillim, pranimin e fajësisë dhe mënyrën si është kryer vepra penale, gjë të cilën e deklaroi edhe vetë i akuzuari Dili.

Pas deklarimit nga palët, trupi gjykues mori aktvendim për pranimin e marrëveshjes së fajësisë, poashtu gjyqtari Ademi pas konsultimit me anëtarët e trupit gjykues njoftoi se shpallja e aktgjykimit do të bëhet sot në ora 10:30.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore, i pandehuri Sabri Shabani, akuzohet se ka kryer veprën penale ‘Marrje ryshfeti’ nga neni 421, par.2 të KPRK-së, në atë mënyrë që më datë 28 prill 2022 në cilësi të personit zyrtar si zyrtar policor dhe kolegu i tij Fisnik Rakoci ishin duke u marrë me një aksident trafiku, i pandehuri Sabri Shabani e ndalon autobusin me targa 01-599-QQ të kompanisë ‘Dita’ gë ishte duke qarkulluar në linjën e rregullt Prishtinë-Poduievë e të cilin autobus ishte duke e drejtuar Ruzhdi Dili dhe ua merr librezën e qarkullimit të autobusit të markës Setra, me pretendim se kanë kryer kundërvaitie në trafik duke hyrë në semaforë të kuq dhe nuk i kanë respektuar urdhrat e personit zyrtar. Në këtë rast i dyshuari Sabri Shabani duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar nuk i ka përmbushur detyrat zyrtare të tij me qëllim që të përfitoj cfarëdo dobie për vete ose për personin tjetër në atë mënyrë që i pandehuri Sabri Shabani i vetëdijshëm për veprën e vet dhe duke e dëshiruar kryerjen e saj, në cilësi të personit zyrtar si zyrtar policor, me datën 28 prill 2022 në mënyrë të drejtpërdrejtë përmes telefonit duke e telefonuar të pandehurin Hajdar Dili kishte kërkuar ryshfet shumën prej 50 € (pesëdhjetë eurove) për vete me qëllim që të pandehurit Hajdar Dili të ja kthente librezën e qarkullimit të autobusit, e ku i dyshuari Sabri Shabani me date 28 prill 2022 para Stacionit Policor Veriu në Prishtinë ja dorëzon të pandehurit Hajdar Dili në kundërvlerë prej 50 eurove librezën e qarkullimit të autobusit të markës Setra 315 me targa pronë e kompanisë Dili.

Ndëra i pandehuri tjetër Hajdar Dili, po akuzohet se me datën 28 prill 2022 para Stacionit Policor Veriu në Prishtinë, është takuar me të pandehurin Sabri Shabani i cili ishte në cilësi të personit zyrtar dhe pas marrjes së librezës së qarkullimit të autobusit, vepron në mënyrë të drejtpërdrejtë ku të dyshuarit Sabri Shabani ja jep 50 € (pesëdhjetë euro), në mënyrë që ai person të veprojë në kundërshtim me detyrën e tij zyrtare, në atë mënyrë që i pandehuri ta kthejë librezën e qarkullimit të autobusit të markës Setra dhe të mos i shqiptoj fletëparagitje për kundërvajtje punëtorit Ruzhdi Dili i cili ishte shofer në kompaninë ‘Dita’, pronar i së cilës është i pandehuri Hajdar Dili.

Me këtë, Prokuroria e akuzon të pandehurin Hajdar Dili se ka kryer veprën penale ‘Dhënie ryshfeti’ nga neni 422, paragrafi 1 të KPRK-së.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga: Leotrim Pajaziti

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter