|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Shtyhet seanca për Keqpërdorim të detyrës zyrtare në Gjilan

Në Gjykatën Themelore në Gjilan Departamenti për Krime të Rënda është shtyer seanca ndaj të akuzuarve Arktim Isufi për veprën penale: Dhënje Ryshfeti nga neni 422 par.1 I Kprk-së dhe i akuzuari Mehmet Drugzani për veprën penale: Keqpërdorim i detyrës zyrtare nga neni 414 par.1 i Kprk-së.

Kryetari i trupit gjykues e shtyen seancën gjyqësore, pasi nuk ka mundur të sigurohet prezenca e të akuzuarit Arktim Isufi si shkak i mos kordinimit me Qendrën e Paraburgimit dhe Njësitin e Transportit për të paraburgosurit ku është duke u mbajtur i akuzuari aktualisht. E njejta seancë gjyqësore pritet të mbahet me datën 14.11.2023 ora 13:00.

Sipas aktakuzës PP.I.NR 75/2023 i akuzuari Arktim Isufi akuzohet se nga mesi i vitit 2012, në kohë të pavërtetuar, në Gjilan i pandehuri në mënyrë të tërthort ka dhënë ryshfet në shumën prej 10.000 (dhjetë mijë) euro personit me nofken ‘’Dino’’ që i njejti përmes personit zyrtar Mehmet Drugzani, ta regjistroj në Zyrën e Gjendjes Civile në Komunën e Vitis si shtetas i Republikës së Kosovës, ashtu që pas dhënjës së ryshfetit i pandehuri Arktim Isufi ka pranuar ekstraktin nga regjistri i gjendjes civile  me nr serik E25792844 dhe çertifikatën e lindjes nr.serik L24432746 i lëshuar nga zyrtari i gjendjes civile Mehmet Drugzani,e më pas ka aplikuar dhe është pajisur në mënyrë të kundërligjshme me letërnjoftim të Republikës së Kosovës .

Personat e lartëcekur janë pafajshëm derisa pafajësia e tyre të vërtetohet me aktgjykim të formës së prerë nga gjykata.

Monitoruar nga Leostina Maloku Sejdiu

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter