|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Ferizaj-Shpallet aktgjykimi ndaj të akuzuarit për Marrje ryshfeti

Sot në Departamentin për Krime të Rënda në Ferizaj është mbajtur seanca e rradhës ndaj të akuzuarit Bekim Kqiku për veprën penale: Keqpërdorim  i detyrës zyrtare nga neni 422 par.3 dhe veprës penale penale: Marrje ryshfeti neni 421 par.2  neni 77 i Kprk-së.

Kryetari i trupit gjykues Ilir Bytyqi njoftoj palët prezente se sa i përket veprës penale Keqpërdorim  i detyrës zyrtare nga neni 422 par.3 trupi gjykues ka bërë rikualifikimin e veprës penale në veprën penale të Marrjes së Ryshfeti për arsyje se nuk janë ndërrmarr të gjitha veprimet sa i përket asaj vepre penale,dhe duke u bazuar në dëshmitë e dëshmitarit L.R të cilin gjykata  i’a  ka fal  besimin e plotë.

Për veprën penale Marrje Ryshfeti i akuzuari Bekim Kqiku dënohet me dënim efektiv me burgim  në kohëzgjatje  prej 1 vitë e 5 muaj  për kryerjen e kësaj vepre  në vazhdimësi.

Të akuzuarit Bekim Kqiku në dënimi llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim gjatë procedures paraprake, dhe gjatë masës së arrestit shtëpiak, poashtu  nga gjykata obligohet të paguaj edhe shumën prej 50 € në kompenzim të viktimave të krimit.

Kujtojmë sipas aktakuzës së prokurorisë  PP.I.nr.46/21 Bekim Kqiku akuzohet se me datë 16 prill 2021,në pikën kufitare Glloboqicë,i njejti në cilësinë e personit zyrtar, si zyrtar doganor me qëllim të përfitmit pasuror për vete dhe persona tjerë, me dashje ka shkelur ligjin doganor,aktet administrative Nr.03/L-109,duke kontaktuar me Leutrim Rexhepin e njofton kur është në trakë për kontrollin e veturave dhe  mundëson ta kaloj duke kontrabanduar mallra nga Republika e Maqedonisë së Veriut,në shtetin tonë në kompenzim që ti rregullojë një fellne të aluminit të veturës së tij.

Me datë 18.05.2021 rreth orës 17:20h në pikën kufitare Hani i Elezit i pandehuri në cilësinë e personit  zyrtar doganor pranë Doganës së Kosovës , me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore, duke vepruar në kundërshtim me detyrat e tij,në mënyrë të drejtpërdrejtë pranon ryshfet nga i pandehuri Lulzim Sadiku ashtu që nga i njejti  me rastin e kalimit të kufirit pranon shumën e të hollave  prej 70€ në kartëmonedh prej 50 euro  me numer serik SD8768905733 dhe një kartëmonedh prej 20 euro me nr serik ZCO287336255 duke i mundësuar kalimin e pikës kufitare dhe futjen e mallrave nga Republika e Maqedonisës së Veriut , pa iu nënshtruar procedurave ligjore të kontrollit.

Monitoruar nga Leostina Maloku Sejdiu

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter