|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

U mbajt seanca gjyqësore ndaj të pandehurës për Keqpërdorim të pozitës zyrtare

Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë në Departamentin Special u mbajt seanca ndaj të akuzuarës Albina Nura e cila akuzohet nga Prokuroria Speciale për veprën penale: Keqpërdorim të autoritetit apo pozitës zyrtare dhe për Konflikt të interesit.

Kryetari i trupit gjykues Vesel Ismajli konstatoi se të pranishëm në sallë ishin Prokurori Special Naim Abazi, e akuzuara Albina Nura me mbrojtësin e saj dhe përfaqësuesi ligjor i të dëmtuarës Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë.

Përfaqësuesi i të dëmtuarës Avokat Leotrim Syla theksoi se provat të cilat i ka kërkuar pala mbrojtëse, shkresat dhe raporti i Olaf-it kanë hyrë në arkivin historik të Komisionit Europian e po ashtu për nxjerrjen e tyre nevojitet kohë deri në një vit. Përfaqësuesi ligjor poashtu deklaroi se e gjithë dosja e përpiluar nga Olaf dhe nga Policia e Kosovës tashmë janë dorëzuar në prokurori ashtu siç vërtetohet nga pika një dhe dy e aktakuzës.

Prokurori i rastit deklaroi se të gjitha provat që i kanë pasur në dispozicion i kanë dorëzuar palës mbrojtëse.

Mbrojtësi i të akuzuarës deklaroi se me datë 20 shtator 2023 i jam drejtuar me shkrim gjykatës dhe e kam njoftuar se cilat porva nuk i ka dorëzuar e dëmtuara në volumin e provave ashtu si obligim gjyqësor që e ka. Ai deklaroi se e dëmtuara ka dorëzuar një follder me të dhëna nga viti 2013 të cilat nuk janë relevante për këtë çështje dhe theksoi se provat e vitit 2019 nuk janë dorëzuar nga e dëmtuara e të cilat lidhen me hetimin disiplinor dhe penal të cilat janë relevante për këtë çështje.

Përfaqësuesi i të dëmtuarës deklaroi se provat të cilat ia ka dorëzuar palës mbrojtëse janë 100% prova të kërkuara ngga mbrojta, mirëpo tash më bënë të dyshoj se këto prova mund të përdoren kundër saj.

Avokati i të akuzuarit kërkoi nga gjykata që tia jep fjalën të akuzuarës vetëm që të deklarohet lidhur me këto prova të cilat ia ka dorëzuar e dëmtuara mbrojtjes.

E akuzuar deklaroi se këtë follder që e keni dorëzuar është një shtojcë e vitit 2012 e cila ka të bëjë me projektin e Ministrisë së Financave e cila nuk ka qenë fare pjesë e vëllimit të punëve të mia dhe poashtu shtoj se shtojcën e vitit 2015 të cilën ne e kërkojmë nuk është pjesë e follderit.

Avokati Leotrim Syla deklaroi se kërkesa në dosjes  e Olafit rregullohet me rregulloren e BE dhe e njëjta duhet të jetë në përputhje me rregulloren që ka të  bëjë me qasjen në dokumente zyrtare ashtu që duke mos kriju keqinterpretim disa prova nuk janë dorëzu për shkak të arkivimit dhe disa prova nuk janë dorëzu për shkak të disa rregulloreve të larpërmendura për qasje në dosje dhe në raport të Olafit.

Sipas aktakuzës të Prokurorisë Speciale thuhet se Albina Nura i ka tejkaluar kompetencat e saj si zyrtare vendore për reforma të administratës publike në zyrën e BE-së në Kosovë duke i shkaktuar dëm material në vlerë prej 500 mijë euro, ashtu që duke përfituar materialisht për vete gjatë implementimit të tenderit Mbështetje për Politikat dhe Planifikim Strategjik të Kosovës. Ajo akuzohet se ka përgatitur dokumentet në mënyrë të kundërligjshme ashtu që duke ia rrit vlerën tenderit nga shuma rreth 2 milionë euro në 2 milionë e 500 mijë euro.

Kryetari i trupit gjykues caktoi seancën me datë 12 dhe 15 dhjetor 2023 nga ora 09:30

Personat e lartëcekur janë pafajshëm derisa pafajësia e tyre të vërtetohet me aktgjykim të formës së prerë nga gjykata.

Monitoruar nga Arta Hyseni

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter