|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Filloi shqyrtimi fillestar ndaj të akuzuarve për Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar

Sot në Gjykatën Themelore Prishtinë në Departamentin Special filloi shqyrtimi fillestar me leximin e aktakuzës të Prokurorit Special Dren Paca. Të akuzuar në këtë rast janë: Betim Reçica, Valmira Bllaca, Zymer Abdullahu, Jetmir Alaj, Emir Morina, Izedin Bytypi, Blerim Dina, Nuhi Paçarizi, Muhamet Gashi. Kurse ndaj të akuzuarit Goran Milenkoviq është veçuar procedura penale për shkak të ekonomizimit të çështjes. Ata akuzohen për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe falsifikim i dokumentit zyrtar.

Gjyqtari Mentor Bajraktari konstatoi se të pranishëm në sallë ishin prokurori special Dren Paca dhe të akuzuarit me mbrojtësit e tyre.

Gjyqtari njoftoi palët me të drejtat e tyre dhe njoftoi se shqyrtimi fillestar fillon me leximin e aktakuzës ashtu që e ftoi prokurorin Special që t’ia lexoj aktakuzën të akuzuarve.

Sipas aktakuzës të Prokurorisë Speciale të datës 23.08.2023 ndaj të akuzuarve të lartpërmendur, duke filluar nga data 10.05.2019 deri me datë nga 04.09.2020 në cilësinë e personave  zyrtar pranë Ministrisë së Infrastrukturës në bashkëkryerje duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar si dhe duke tejkaluar kompetencat e tyre ligjore me dashje vepruan në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik dhe Ligjin për Buxhetit të vitit 2019. Ashtu që me qëllim që operatorët ekonomik Eskavotori SHPK dhe Papenburg, të pandehurit të përfitonin dobi pasuri fillimisht e ndryshuan vlerën e projektit të rikonstruimit të rrugës rajonale R115 segementi  Prizren- Prevallë nga 2 milionë euro sa i dispononin me ligjin për buxhet e vitit 2019 në 17 milionë euro. Pastaj me pjesëmarrje në nënshkrim të deklaratës së nevojave dhe përcaktimit të disponueshmërisë së fondeve të personit jo kompetent respektivisht i pandehuri Zymer Avdullahu i cili kishte nënshkruar në vend të njësisë përfolëse e aprovuan projektin në fjalë dhe i përzgjodhën për t’i shpërblyer me kontratë operatorët e lartcekur të cilët ishin të papërgjegjëm dhe më të shtrenjtë se operatorët ekonomikë tjerë poashtu të papërgjegjshëm për 2.1 milionë euro. Ndërsa në momentin e rikonfirmimit të mjeteve financiare falsifikuan faqen tre të deklaratës së nevojave respektivisht nënshkrimin e zyrtarit kryesor financiar i cili paraprakisht i kishte njoftuar saktësisht të pandehurin  për gjendjen financiare të institucionit. Kurse për ti refuzuar kërkesat për rishqyrtim  dhe ankesat e paraqitura nga operatorët ekonomik të eliminuar dhe për ti hapur rrugë nënshkrimit të kontratave me operatorët ekonomik të lartcekur nxorën vendime në kundërshtim me gjendjen faktike dhe të kundërligjshme kinse kërkesa për rishqyrtim ishte paraqitur pa pretendime ankimore.

Dhe në fund duke e ditur se edhe operatorët ekonomik të lartekur nuk do të ishin në gjendje të zbatonin kushtet e kontratës brenda afatit të paraparë për shkak të mungesës të mjeteve financiare ndryshuan kushtet materiale të kontratës në dëm të MI-së dhe në favor të operatorëve të lartcekur dhe i nënshkruan kontratat në vlerë prej 14 milionë e 493 mijë euro me ç’rast me në vend të ministrit si person kompetent duke i tejkaluar kompetencat e tij ligjore nënshkruan zëvendës ministri tani  i pandehuri Muhamet Gashi. Me veprimet e tyre ata kryen keqpërdorimin e detyrës zyrtare duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit në vlerë mbi 12 milionë euro poashtu edhe qytetarëve të Kosovës sepse punimet në atë rrugë është dashur që të përfundojnë më së largu në muajin qershor të vitit 2022. Me këto veprime ata kryen veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga nenin 414 i KPRK-së.

Ndërsa e akuzuara Valmira Bllaca ngarkohet edhe me akuzën tjetër për falsifikim të dokumentit zyrtarë. Me datë 04.10.2019 në dokumentet zyrtare në deklaratat e nevojave dhe përcaktueshmërisë disponueshmërisë së fondeve  në faqen tre të saj, duke e ditur se pa nënshkrimin e zyrtarit kryesor të financave, nuk do plotësoheshin kushtet për nënshkrimin e kontratave për implementimin e projektit, vendos nënshkrimin pothuajse të ngjashëm me atë të zyrtarit të financave, për qëllim të avancimit dhe nënshkrimit të kontratave me operatorët e lartcekur.

Gjyqtari Bajraktari njoftoi palët se kanë të drejtë të paraqesin kundërshtime në lidhje me provat dhe kërkesë për hedhje të aktakuzës në afat prej 30 ditësh, ashtu siç e parasheh edhe KPRK.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Monitoruar nga Arta Hyseni

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter