Projekt i realizuar nga:

Shpallet Aktgjykim lirues ndaj të akuzuarit për Korrupsion

Gjykata Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, sot shpalli aktgjykim lirues ndaj të akuzuarit Nuhi Shala në cilësinë e menaxherit të zyrës së prokurimit në komunën e Malishevës për korrupsion.

I akuzuari Nuhi Shala për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, paragrafi 1 i Kodit Penal është liruar nga akuza me arsyetimin se nuk mund të vërtetohet që është kryer vepra penale përshkak se fillmisht nuk kemi dashje në kryerjen e veprës penale po ashtu nuk është vërtetuar që dy operatorët kanë aplikuar në tender si individual apo grupor dhe  nuk ka përfitim nga ana e të akuzuarit.

Ndërsa sa i përket të akuzuarit Avni Stublla është refuzuar akuza përshkak se prokurorja e shtetit në shqyrtimin gjyqësor është tërhekur nga aktakuza.

Kujtojmë që sipas aktakuzës, Nuhi Shalaj po akuzohet se në cilësinë e menaxherit të zyrës së prokurimit në Komunën e Malishevës, nga intervali kohor duke filluar nga 19 tetori 2020 e deri më 18 nëntor 2020, ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare, duke i tejkaluar kompetencat e tij me qëllim që t’i sjellë dobi të kundërligjshme pasurore Avni Stubllës, si dhe operatorëve ekonomikë pjesëmarrës në tender.

Me çka ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, paragrafi 1 i Kodit Penal.

Sipas aktakuzës, i akuzuari tjetër Avni Stublla, po ngarkohet se gjatë intervalit kohor të lartcekur duke shkelur rregullat për prokurimin publik, gjatë një oferte për dhënien e kontratës së prokurimit publik, ka rënë në vonesë në pagimin e obligimeve, pikërisht tatimit dhe duke iu shmangur kualifikimeve minimale të kërkuara dhe specifikuara në dosjen e tenderit dhe në njoftimin e kontratës me qëllim ndikimi te autoriteti kontraktues, në cilësinë e personit përgjegjës për bizneset e lartcekura, në mënyrë individuale dhe si grup i operatorëve ekonomik ka ofertuar në mënyrë të kundërligjshme duke fituar tenderin e lartcekur,

Me çka ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik” nga neni 415, paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga Elvana Hatashi  

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter