|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Gjilan- U dha fjala përfundimtare ndaj ish drejtorit të Drejtorisë së Inspeksionit

Në Deparamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan është mbajtur  seanca gjyqësore e rradhës për fjalën përfundimtare  me kryetarin e trupit gjykues Ramiz Azizi ,  ndaj të akuzuarit Nevzad Rushiti  për veprën penale: Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar neni 414 par.3 nën par 3.2 lidhur me par 1 të Kprk-së .

Gjatë kësaj seance gjyqësore nuk pati propozime të reja, apo prova nga palët procedurale kështu që seanca vazhdoj me fjalën përfundimtare të palëve.

Prokurori i rastit Isuf Sadiku deklaroi se fjalën përfundimtare e ka paraqitur në formë të shkruar dhe i’a dorzoj në kopje të mjaftueshme trupit gjykues dhe avokatit mbrojtës me autorizim , kurse gjatë seancës i njejti e elaboroj në pika të shkurta duke potencuar se prokuroria mbetet në tërësi pranë aktakuzës,ngase në fazën e hetimit, administrimit të provave materiale dhe atyre personale, është vërtetuar se i akuzuari ka kryer veprën penale e cila i vihet në barrë,mirëpo gjatë shqiptimit të dënimit sipas Kodit Penal në fuqi i propozoj trupit gjykues ta shpall fajtor dhe ta dënoj sipas tij, duke i marr për bazë rrethanta lehtësuse dhe rënduse për të akuzuarin.

Av.mbrojtës sipas autorizimit Ymer Hurugliza po ashtu fjalën përfundimtare e dorzoi në formë të shkruar për trupin gjykues dhe Prokurorin e Shtetit,e prezantoj në pika të shkurta gjatë seancës gjyqësore duke thënë se i akuzuari Nevzad Rushiti me veprimet e tij nuk është provuar se ka kryer vepren penale për të cilën po akuzohet. I akuzuari mbetet pran fjalës së thëne nga mbrotjësi i tij , edhe në këtë fazë të procedurës penale ai deklarohet se e ndjen vetën të pafajshëm për veprën penale qe po akuzohet.

Kujtojmë që Nevzad Rushiti  sipas aktakuzës PP.I.nr 84/2022 akuzohet se në cilësin e Drejtorit të Drejtorisë së Inspeksionit në Komunën e Gjilanit duke keqpërdorur detyrën zyrtare , nuk i ka përmbushur detyrat e tij të përcaktuar me ligj, me qëllim që vetes ose personave të tjerë ti sjellë dobi pasurore, në atë mënyrë që edhe pse inspektorët e ndërtimit  gjatë vizitës në objektin e pronarit Bekim Qarrolli, që gjendet në lagjen ‘’Dardania’’ në Gjilan kanë kontestuar se objekti është duke u ndërtuar pa leje  ndërtimore, e shiritojnë objektin dhe i shqiptojnë gjobë prej 300€ i pandehuri me 20 prill 2021 nxjerr aktvendim pë rrënim të objektit pa leje me nr protokolit nr.14-02-233, përkunder që janë plotësuar kushtet për rrënim, nuk e ekzekuton të njejtin edhe pse ka qenë obligim i tij , dhe me këto veprime i ka shkaktuar dëm Komunës së Gjilanit dhe lagjes ‘‘Dardania I’.

Shpallja e aktgjykimit ndaj të akuzuarit Nevzad Rushiti do të bëhet me date 01.11.2023 në ora 13:00.

Personat e lartëcekur janë pafajshëm derisa pafajësia e tyre të vërtetohet me aktgjykim të formës së prerë nga gjykata.

Monitoruar nga Leostina Maloku Sejdiu

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter