|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Dëgjohen dy dëshmitarë në gjykimin ndaj Ish-ministrës dhe zyrtarëve në Ministrinë e Integrimit Evropian

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë-Departamentin Special ka vazhduar dëgjimi i dëshmitarëve në gjykimin ndaj Ish-Ministres së Integrimit Evropian Dhurata Hoxha si dhe zyrtarëve të kësaj ministrie Fitim Mustafa, Gëzim Dushi dhe Ekrem Tahiri.

Të njëjtit në këtë çështje penale po akuzohen për shkak të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në këtë seancë dëshminë e tyre pranë gjykatës e paraqitën dëshmitarët Bleta Verbovci dhe Urim Salihu.

Fillimisht dëshmitarja Bleta Verbovci deklaroj se në vitin 2017 ka qenë zyrtare e lartë e prokurimit në Ministrinë e Integrimeve Evropiane dhe po ashtu ka qenë antare e komisionit për vlerësimin e ofertave.

Ajo deklaroj se qëndron pasë deklaratave të dhënë në Prokurorin Speciale, po ashtu theksoj se vlerësimi i kontratave është bërë në bazë të ligjit si dhe deklaroj se është nënshkruar vetëm një raport i vlerësimit.

Pastaj dëshminë e tij e dha edhe dëshmitari Urim Salihu, i cili deklaroj se në Ministrinë e Integrimit Evropian ka punuar si zyrtar i lartë ligjor në Drejtorinë e Bashkimit Evropian.

I njëjti deklaroj se kontratën të cilën e ka nënshkruar, e cila është objekt i kësaj akuze nuk ju kujtohet se kush ja ka prezantuar, por është prezantuar pas kërkesës së komisionit vlerësues.

Ndër të tjerash, dëshmitari sa i përket përmbajtjes së reklamave ai deklaroj se sa i kujtohet kishte qenë informim publik për fondin IPA dhe skema Young Cell dhe tjerat nuk i kujtohen.

Pas përfundimit të dëshmive nga ana e dëshmitarëve, Kryetari i trupit gjykues Vesel Ismajli, njoftoj të pranishmit se seanca e radhës do të mbahet me datë 20 dhjetor 2023.

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, ish-ministrja Hoxha, po akuzohet se ka nënshkruar kontratën me operatorin ekonomik “ Pr solution”, e cila kishte për qëllim të informonte qytetarët për procesin e liberalizimit të vizave dhe marrëveshjen e stabilizim-asocimit, ndërsa e akuzuara Hoxha, këtë e ka shfytëzuar që të bëj promovimin e fushatës së saj zgjedhore si deputete në zgjedhjet parlamentare të tetorit të vitit 2019 dhe se promovimi ishte realizuar duke publikuar banerët dhe videot të cilat lidheshin me fushatën zgjedhore të të akuzuarës Hoxha, e që ishte në kundërshtim me kushtet e kësaj kontrate.

Ish-ministrja Hoxha, akuzohet se me këto veprime ka kryer veprën penale “ Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtarë”.

Tutje, i pandehuri Fitim Mustafa, po akuzohet se si zyrtar në Prokurorim të Ministrisë së Integrimeve Evropiane, ka keqpërdorur detyrën zyrtare, duke vendosur kritere shtesë ndaj Operatorëve Ekonomik, në mënyrë që të shpërblehej Operatori Ekonomik “ PR solution.

Me këtë i pandehuri Fitim Mustafa, sipas aktakuzës po akuzohet se ka kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtarë”.

Ndërsa, i akuzuari Ekrem Tahiri, akuzohet se në cilësin e bashkëpronarit të operatorit ekonomik “ PR solution”, nuk kishte kryer punët e kontraktuara sipas kontratës, mirëpo i njëjti kishte kryer shërbime të cilat nuk ishin në pajtim me kushtet e kontratës dhe se me këtë ka kryer veprën penale të ndihmës në kryerjen e veprës penale “ Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtarë”.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga Rinor Bajrami

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter