|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Ish Kryeshefi i KPM jep mbrojtjen e tij pranë Gjykatës

Ish Kryeshefi i Komisionit të Pavarur për Media (KPM), Luan Latifi, ka dhënë mbrojtjen e tij pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë-Departamentin për Krime të Rënda.

I njëjti po akuzohet nga Prokuroria Themelore në Prishtinë për shkak të veprës penale “Marrja e ryshfetit”.

Përgjatë deklarimit të tij, i akuzuari Latifi deklaroj se kompetent për ndryshimin dhe miratimin e rregulloreve është Komisioni i KPM-së, i përbërë prej 7 anëtarëve si organ vendimmarrës.

Tutje, ai deklaroj se ndryshimi i kësaj rregullore nuk është bërë nga ai siç e përshkruan i dëmtuari Elhami Haziri gjatë denoncimit në Polici, por kjo është bërë nga organi vendimmarrës i KPM-së.

Po ashtu, i njëjti theksoj se rregullorja ka pësuar ndryshime substanciale, ku janë ndryshuar tetë nene dhe jo vetëm një siç deklaron i dëmtuari. Ka pasur ankesa lidhur me këto nene dhe ka pas vendime nga KPM dhe të gjitha janë pjesë e provave të dorëzuar në Gjykatë.

I njëjti nuk pranoj që tu parashtrohen pyetje nga pala e dëmtuar, ashtu që shfrytëzoj të drejtën që të mbrohet në heshtje.

Në fund të seancës, mbrojtësi i të akuzuarit Latifi, Av. Driton Musliu, i propozojë gjykatës që si provë materiale të administrohen edhe shkresat zyrtare nga departamenti i licencimit, të datës 28 maj 2021.

Këtë propozim të mbrojtësit të të akuzuarit, e aprovoj kryetari i trupit gjykues Alban Ajvazi, i cili më pas shpalli të mbyllur fazën e administrimit të provave.

Ndërsa sa i përket fjalës përfundimtare, Prokurori Zef Prenrecaj, deklaroj se me qenë se kjo është seanca e parë sa i përket kësaj çështje penale, kjo seancë të shtyhet për një datë tjetër në mënyrë që i njëjti ta përgatis fjalën përfundimtare sa i përket kësaj çështje.

Në situatë të tillë, seanca e radhës u caktuar për datën 7 dhjetor 2023.

Aktakuza e ngritur më 15 shtator 2021, ngarkon Luan Latifin se në cilësinë e kryeshefit të Komisionit të Pavarur për Media (KPM) dhe Arben Bilalli, në cilësinë e drejtorit të Administratës dhe Financave në KPM, gjatë qershorit 2021, kishin kërkuar dhe marrë ryshfet shumën prej 8 mijë euro nga i dëmtuari Elhami Haziri, pronar i kompanisë “Telkos”.

Në seancën e mbajtur më 25 korrik 2022, Bilalli kishte pranuar fajësinë, dhe ishte veçuar procedura ndaj tij, ndërsa Latifi ishte deklaruar i pafajshëm.

Për të akuzuarin Arben Bilalli, ish-drejtorin e Administratës të Komisionit të Pavarur për Media (KPM), gjykata ka shqiptuar dënim prej 140 ditë burgim efektiv dhe 12 mijë euro gjobë.

Në rastin ndaj Latifit, i njëjti akuzohet se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”, nga neni 421, paragrafi 1, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal, vepër kjo e dënueshme me gjobë dhe me burgim prej një deri në tetë vjet.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Monitoruar nga Rinor Bajrami

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter