|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Shpallet aktgjykim lirues ndaj ish drejtorit të Drejtorisë së Inspeksionit në Gjilan

Në Departamentin për Krime të Rënda sot në Gjykatën Themelore në Gjilan është mbajtur seanca gjyqësore e rradhës për shpalljen e aktgjykimit nga kryetari i trupit gjykues Ramiz Azizi ,  ndaj të akuzuarit Nevzad Rushiti  për veprën penale: Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar neni 414 par.3 nën par 3.2 lidhur me par 1 të Kprk-së

Gjyqtari Ramiz Azizi të akuzuarin Nevzad Rushiti në cilësinë e drejtorit të Drejtorisë së Inspeksionit e shpalli të pafajshëm dhe e liroi nga akuza sepse nga i njejti nuk është vërtetuar se e ka kryer veprën penale  që i vihet në barrë, nuk janë ndërrmarë të gjitha veprimet që është dashur të kryhet nga i akuzuari.

Aktgjykimin në formë fizike së bashku me arsyetimin lidhur me këtë rast palët procedurale do ta marrin në afatin ligjor të paraparë me Kodin e Procedurës Penale, njoftoi gjyqtari i rastit Ramiz Azizi.

Kujtojmë që Nevzad Rushiti  sipas aktakuzës PP.I.nr 84/2022 akuzohet se në cilësinë e Drejtorit të Drejtorisë së Inspeksionit në Komunën e Gjilanit duke keqpërdorur detyrën zyrtare , nuk i ka përmbushur detyrat e tij të përcaktuar me ligj, me qëllim që vetes ose personave të tjerë ti sjellë dobi pasurore,në atë mënyrë që edhe pse inspektorët e ndërtimit  gjatë vizitës në objektin e pronarit Bekim Qarrolli, që gjendet në lagjën ‘’Dardania’’ në Gjilan kanë kontestuar se objekti është duke u ndërtuar pa leje  ndërtimore, e shiritojnë objektinë dhe i shqiptojnë gjobë prej 300€ i pandehuri me 20 prill 2021 nxjerr aktvendim pë rrënim të objektit pa leje me nr protokolit nr.14-02-233, përkundër që janë plotësuar kushtet për rrënim, nuk e ekzekuton të njejtin edhe pse ka qenë obligim i tij , dhe me këto veprime i ka shkaktuar dëm Komunës së Gjilanit dhe lagjes ‘‘Dardania I’.

Palët e pa kënaqura kundër ktij aktgjykimi F.K dhe Komuna e Gjilanit mund të drejtohen pranë kësaj gjykate për kontest civil.

Kundër këtij aktgjykimi të shkallës së parë palët mund të paraqesinë ankesë në Gjykatën e Apelit në Prishtinë në afatin kohor prej 15 ditëve nga dita e pranimi të këtij aktgjykimit nga kjo gjykatë.

Personat e lartëcekur janë pafajshëm derisa pafajësia e tyre të vërtetohet me aktgjykim të formës së prerë nga gjykata.

Monitoruar nga Leostina Maloku Sejdiu

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter