|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Vazhdon  seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj zyrtarëve komunal të akuzuar për Korrupsion në komunën e Klinës

Pejë- Në Gjykatën Themelore në Pejë, departamenti për krime të rënda, ka vazhduar seanca e shqyrtimit gjyqësor ku të akuzuar janë Lorenc Marleku, Nazif Gashi dhe Ali Gashi që të tre të akuzuar për veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Kryetari i trupit gjykues Sami Sharraxhiu në fillim të seancës ka treguar se eksperti F.H me datë 27.10.2023 ka dorëzuar plotësimin e ekspertizës gjeodezike dhe me të njëjtën në seancë janë pajisur me nga një kopje të gjitha palët në procedurë.

Prokurorja e shtetit Lumturije Vuçetaj ka deklaruar se i nevojitet kohë shtesë për të analizuar këtë plotësim të ekspertizës.

Gjithashtu edhe mbrojtësit e të akuzuarve kanë deklaruar se ju nevojitet kohë shtesë për të analizuar plotësimin e ekspertizës gjeodezike.

Kështu që kryetari i trupit gjykues ka nxjerr aktvendim që të ndërpritet shqyrtimi gjyqësor dhe i njëjti të vazhojë prej orës 10:30, me qëllim që palët në procedurë të kenë kohën e nevojshme për analizimin e plotësimit të epskertizës.

Pastaj ka vazhduar seanca ku prokurorja e shtetit Lumturije Vuçetaj ka deklaruar se, sa ka arritur ta lexojë dhe ta analizojë plotësimin e ekspertizës gjeodezike konstatimet janë profesionale dhe të pa kontestueshme dhe se nuk e ka kundërshtuar e gjithashtu ajo në fund i propozojë gjykatës që e njëjta të administrohet si provë.

Mbrojtësit e të pandehurve Lorenc Marlekut dhe Ali Gashi av. Emrush Kastrati dhe av. Jeton Maqedonci kanë deklaruar se, nuk e kundështojnë  dhe nuk kanë vërejtje për plotësimin e ekspertizës pasi që e njëjta nuk i implikon të mbrojturit e tyre.

Ndërsa mbrojtësi i të akuzuarit Nazif Gashi av. Salih Mekaj ka deklaruar se, lidhur me plotësimin e ekspertizës gjeodezike sipas tij eksperti ka dhënë përgjigje në të gjitha pyetjet e parashtruara sipas propozimit të tij por me përjashtim të përgjigjes së dhënë në fq.4 në pikën 3 ku bëhet fjalë  për objektin afaristo-banesor ‘’Elite Residence’’ në të cilin thotë se largësia e objektit nga hekurudha Klinë-Prizren sipas kushteve ndërtimore është dasht të jetë 20m dhe në këtë rast ai se ka marr për bazë aktvendimin me nr. 01-350-3962/20 në pikën 2 të këtij atkvendimi janë ndryshuar kushtet ndërtimore nga aktvendimi i datës 12.07.2019 kështu që largësia e objektit nga hekurudha tani është caktuar në 17m e jo në 20m siç ka qenë më parë, kjo ka të bëjë me pikën 2 të akuzës në të cilën thuhet se është lejuar ndëtimi i këtij objekti në kundështim me kushtet ndërtimore dhe në fakt sipas këtij vendimi është brenda kushteve ndërtimore dhe në fund ka shtuar se, nuk e kundështon asnjë nga sqarimet e kësaj ekspertize, andaj i ka propozouar gjykatës që ta administoj si provë edhe këtë plotësim.

Gjithashtu gjatë seancës prokurorja e shtetit ka dhënë edhe një propozim gjykatës që si provë ta administrojë edhe raportin e ekspertimit për ekzaminimin e pajisjeve kompjuterike të nxjerr nga AKF-ja me nr. akf-2021-0279 i datës 29.04.2022 si dhe raportin njoftues të hetuesit policor H.F që ka të bëjë me analizën e përmbajtjes së të gjeturave të këtij raporti.

Trupi gjykues pas këshillimit ka aprovuar propozimin e prokurores për provat e sipërshënuara.

Është vazhduar me leximin e provave të rendituara sipas aktakuzës si dhe provat e propozuara nga palët gjatë shqyrtimit gjyqësor.

Sipas akuzës të pandehurit Lorenc Marleku në cilësinë e Drejtorit të Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit si dhe i pandehuri Ali Gashi në cilësinë e udhëheqësit të sektorit të ndërtimit dhe banimit në Komunën e Klinës si bashkryerës tejkalojnë kompetencat e tyre me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për personin tjetër, duke lëshuar leje ndërtimore për mbindërtim në kundërshtim me ligjin e ndërtimit.

Ndërsa sipas akuzës i pandehuri Nazif Gashi  në cilësinë e inspektorit të ndërtimit në Komunën e Klinës, nuk i përmbush detyrat tij zyrtare, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për personin tjetër, duke vepruar në kundërshtim me ligjin e ndërtimit, udhëzimin administrativ për mbikqyerje si dhe ligjin për inspektorat.

Që të tre të akuzuar për kryerjen e veprës penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 të KPRK-së.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga Elvana Hatashi

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter