Në Gjykatën Themelore në Gjilan-Departamentin për Krime të Rënda sot ka dështuar të mbahet seanca e rradhë tek gjyqtari Sabedin Mushica ndaj të akuzuarve Tomisllav Stankoviq (drejtor i shëndetësisë në Komunën e Novoberdës) po ashtu dhe Sreten Ivanovic (shef i administratës së përgjithshme në komunën e Novobërdes) për veprën penale : Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtarë, neni 422 par.1 të KPRK-së.
Gjyqtari konstaton në fillim të seancës që nuk ka kushte ligjore për mbajtje të shqyrtimit gjyqësor kurse prezent në sallë te gjykimit ishin Prokurori i Shtetit Shefik Mehmeti, i akuzuari Tomisllav Stankoviq me avokatin mbrojtës me autorzim Ymer Huruglica ndërsa avokati mbrojtës me autorizim Shemsedin Piraj i të akuzuarit Sreten Ivanoviqe e ka njoftuar kryetarin e trupit gjykues Sabedin Mushica me një shkresë zyrtare përmes emailit ku i mbrojturi i tij cili për arsye personale, sot nuk ka mundur të jetë prezent në sallë të gjykimit .
Dëshmitarët e tjerë që sot kanë pasur për të dhënë dëshmitë e tyre N.V B.N DHE dëshmitari A.U janë njoftuar me kohë për shtyerjen e kësaj gjyqsore.
Seanca tjetër e radhës në kordinim me palët procedurale është caktuar për një ditë tjetër konkretisht me datë 18.12.2023 ora 9:30.
Kujtojmë që sipas aktakuzës P.P.I.nr 229/2021 i akuzuari Sreten Stankoviq gjatë muajit prill dhe maj 2020, ne kohë të pacaktur ne komunën e Novoberdës i pandehuri ne pozitën e ish shefit të administratës së përgjithshme ,me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për veten dhe personat të tjerë,kanë keqpërdorur detyrën zyrtare dhe autoritetin zyrtar ashtu që i njejti në kundërshtim me procedurat ligjore të furnizimit me barna ka urdhëruar blerjen e barnave te kompania ‘’Vlora Pharm’’ me seli ne Prishtine ndërsa barnat e porositura nga i pandehuri Streten Ivankoviq janë furnizuar nga një kompani tjetër ‘’AEA Pharm’’ me seli në Prishtinë,sipas fakturës ne.2020/03 e datës 27.04.2020 në shumë prej 498.20 €, faktura me nr.2020/04 e datës 28.04.20220 në shumën prej 499.00€, faktura e dates 2020/05 e dates 29.04.2020 në shumë prej 492.00€ dhe fakturën me nr.2020/006 e datës 30.04.2020 në shumë prej 260.28€, gjithësej 1750,22€b arnat të cilat pastaj nga ish drejtori komunal i shëndetsisë i pandehuri Tomislav Stankoviq është urdhëruar që kompanisë ‘’AEA Pharm’’ me seli në Prishtinë të paguaj me mjetet buxhetore të Kosovës , ndërsa barnat e pranuara nuk janë dorëzuar në QKMF e as në QMF-të komunale. Me këto veprime të kryera po akuzohen që dy të akuzuarit kanë kryer veprën penale të Keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.
Monitoruar nga Leostina Maloku Sejdiu.