|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Shtyhet seanca e shqyrtimit fillestar ndaj të  akuzuarve për Korrupsion

Në Gjykatën Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, është shtyer seanca e shqyrtimit fillestar ku të akuzuar janë Qaush Krasniqi, Fatmir Istrefaj, Sali Pepshi, Avdyl Maloku dhe Hysen Imeri për veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar ndërsa i akuzuari Albian Shehu për veprën penale legalizim i përmbajtjës së rreme.

Është shtyer seanca e shqyrtimit fillestar kundër të akuzuarve të larcekur pasi që i akuzuari Qaush Krasniqi nuk ka avokat, i njëjti kishte të angazhuar një avokat sipas autorizimit mirëpo sipas tij nuk ka mundësi financiare që ta paguaj më.

Kryetari i trupit gjykues Shaqë Curri mori aktvendim me të cilin e ka shtyer seancën për datën 27.11.2023 në orën 09:00 dhe se do të angazhojë një avokat sipas detyrës zyrtare për të akuzuarin Qaush Krasniqi. 

 Sipas aktakuzës së  Prokurorisë Themelore në Pejë të ngritur me datë 29.09.2023, i pandehuri Qaush Krasniqi në cilësinë e personit zyrtar pranë KK në Junik, nuk i ka përmbush detyrat e tij zyrtare, në atë mënyrë që në cilësinë e mbikqyrësit të projektit në tenderin me nr.prot 636-19-7900-2-2-1, mirëmbajtja dhe sevisimi i automjeteve të Komunës së Junikut, ka pranuar dhe aprovuar fatura të pa verifikuara duke aprovuar pagesat në kundështim me LMFP si dhe me Rregulloren e thesarit,

Me çka ka kryer veprën penale ‘’keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 par.1 të KPRK-së.

Sipas dispozitivit të dytë të  kësaj aktakuze i pandehuri Albian Shehu, në cilësinë e pronarit dhe menaxherit të operatorit ekonomik ‘’Junik Reisen’’, fitues i tenderit me nr.prot 636-19-7900-2-2-1, mirëmbajtja dhe sevisimi i automjeteve të Komunës së Junikut, me qëllim që të vë në lajthim organin kompetent, me dashje, ka futur të dhëna jo të sakta në fatura, me qëllim të realizimit të pa drejtë të përfitimit pasuror të kundërligjshëm,

Me çka ka kryer veprën penale ‘’legalizim i përmbajtjes së rreme’’ nga neni 395 par.1 të KPRK-së.

Tutje, në dispozitivin e tretë i pandehuri Fatmir Isufaj, si person zyrtar në cilësi të U.D menaxher i zyrës së prokurimit Komuna Junik, me dashje ka tejkaluar kompetencat e tij, në atë mënyrë që ka pranuar dhe ka nënshkruar një ofertë jo serioze pikërisht kontratë me operatorin ‘’Juniku Reisen’’ lidhur me nr.prot 636-19-7900-2-2-1, mirëmbajtja dhe sevisimi i automjeteve të Komunës së Junikut, duke vepruar në kundërshtim me nenin 28 par.2 të LPP-së nuk paraparë paramasë dhe parallogari si dhe specifikimet teknike të qarta në përputhje me natyrën dhe llojin e shërbimeve që duhet realizuar,

Me çka ka kryer veprën penale ‘’keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 par.1 të KPRK-së.

Si dhe në dispozitivin e fundit të pandehurit Sali Pepshi, Avdyl Maloku dhe Hysen Imeri, si persona zyrtar pranë KK. Junik, në kundështim me Ligjin e Prokurorimit Publik dhe Rregulloren nr. 01/2013, me dashje nuk i kanë përmbushur detyrat e tyre zyrtare, në atë mënyrë që të pandehurit si bashkëkryerës me dt. 30.10.2019 me Vendimin e Kryetarit të Komunës caktohen si anëtar komisioni për vlerësimin e ofertave në projektin mirëmbajtja dhe sevisimi i automjeteve të Komunës së Junikut, të njëjtit pasi kanë vlerësuar ofertën e operatorit ekonomik ‘’Juniku Riesen’’ të njëjtën ofertë e kanë rekomanduar për kontratë edhe pse oferta e tij nuk i ka plotësuar as për së afërmi kriteret kualifikuese,

Me çka ka kryer veprën penale ‘’keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 par.1 të KPRK-së.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga Elvana Hatashi

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter