Në Gjykatën Themelore në Prishtinë- Deparatamentin për Krime të Rënda ka vazhduar shqyrtimit gjyqësor ndaj të akuzuarit Sinan Visoka- ish noter si dhe të akuzuarit Lirim Mustafa.
I akuzuari Sinan Visoka, po akuzohet nga Prokuroria Themelore në Prishtinë për shkak të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autorietit zyrtar” si dhe veprën penale “Mashtrimi”, të cilën e ka kryer në bashkryerje me të akuzuarin Lirim Mustafa.
Në këtë seancë është dëgjuar dëshmitarja Xh.M, e cila deklaroj se në truallin e cila është objekt i kësaj akuze, burri i saj ka pasur pronësi prej 9 ari.
Tutje, ajo deklaroj se investimin për ndërtimin e shtëpisë në këtë truall e ka bërë djali i saj Lirimi, ndërsa në disa shuma ka kontribuar edhe djali tjetër G.M e cili është edhe i dëmtuar në këtë rast.
Pas deklarimit të dëshmitarës, seanca ka vazhduar me administrimin e provave materiale, në të cilën janë administruar provat e propozuara nga ana e Prokurorës Dulina Hamiti, po ashtu edhe të palëve të tjera në procedurë.
Seanca e radhës për këtë cështje penale, kryetarja e trupit gjykues Sulltane Hoti, e ka caktuar për datën 12 shkurt 2024.
Ndryshe sipas aktakuzës, i akuzuari Sinan Visoka, në cilësin e noterit, me datë 15 shkurt 2016, kishte përpiluar aktvendim mbi shqyrtimin e trashigimsë pa prezencën e trashëgimtarëve ligjor.
I akuzuari Sinan Visoka, akuzohet se i njëjti kishte shpallë trashëgimtar ligjor, nipin e të ndjerit R.M, tani të akuzuarin Lirim Mustafa, kështu duke ia mohuar të drejtën e trashigimisë ligjore të dëmturave, të cilëve iu janë shkaktuar edhe dëm pasuror.
Tutje, i akuzuari Lirim Mustafa, në këtë aktakuzë, akuzohet se duke paraqitur fakte të rreme, në mënyrë mashtruese dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, i’u kishte shkaktuar dëm pasuror të dmëtuarave.
Monitoruar nga Rinor Bajrami