Gjykata Themelore në Prishtinë-Departamenti për Krime të Rënda, sot ka shpallur aktgjykimin ndaj të akuzuarit Bedri Duraku- ish Koordinator i Panelit për Lirim me Kusht.
I njëjti akuzohej nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, për shkak të veprës penale “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”.
Gjykata në këtë shpallje të njëjti e liroj nga akuza, me arsyetimin se nga provat e administruara në këtë shqyrtim gjyqësor, nuk është provuar se i njëjti ka kryer veprën penale me të cilën ngarkohet.
Tutje në aktakuzë thuhet se i akuzuari Duraku pa autorizim ka përpiluar aktin për vazhdimin e mandatit të Panelit për Lirim me Kusht , të përpiluar në tri faqe, e ka ndryshuar duke e bërë të njëjtin në dy faqe, pra duke e ndryshuar përmbajtjen e tij.
Prokuroria thekson në aktakuzë se përmes këtij akti zyrtar të falsifikuar nga ana e të akuzuarit Duraku, gjyqtares Emine Kaciku me datë 21.07.2026, i është ndërprerë mandati si kryesuese e Panelit për Lirim me Kusht.
Me këtë i akuzuari akuzohet se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumentit zyrtar” nga neni 434 të Kodit Penal të Kosovës.
Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.
Monitoruar nga Rinor Bajrami