|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Deklarohen të pafajshëm dy zyrtarët e Regjistrit Civil në Komunën e Prishtinës

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë- Deparatamentin për Krime të Rënda, është mbajtur shqyrtimi fillestar ndaj të akuzuarve Nazif Krasniqi si dhe Muhamet Blakqori, që të dy zyrtar të Regjistrit Civil në Komunën e Prishtinës.

I akuzuari Nazif Krasniqi, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, akuzohet për shkak të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, ndërsa i akuzuari Muhamet Blakcori, akuzohet për shkak të 4 veprave penale të “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”.

Të njëjtit në këtë seancë u deklaruan të pafajshëm, duke shtuar se nuk e ndjejnë vetën fajtorë për këtë veprë penale.

Kryetarja e trupit gjykues Sulltane Hoti, i njoftoj të njëjtit se në afatin prej 30 ditëve mund të paraqesin kundërshtimet e tyre si dhe kërkesën për hudhjen e aktakuzës.

Sipas aktakuzës, i akuzuari Nazif Krasniqi, akuzohet se në cilësinë e zyrtarit të gjendjes civile në Komunën e Prishtinës, duke shfrytëzuar pozitën apo autoritetin e tij zyrtar, ka tejkaluar kompetencat e tij dhe nuk ka përmbushur obligimet ligjore, me qëllim të përfitimit për vetë apo personin tjetër, në atë mënyrë që ka regjistruar kudërligjshëm personin R.F në librin e të lindurve në zyrën e gjendjes civile në Prishtinë, në Ulpian, duke mos përfilluar procedurat e regjistirmit të personave sipas udhëzimit administrativ të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Me këtë i akuzuari Nazif Krasniqi, akuzohet për shkak të veprës penale “Keqpërdorimi ipozitës apo autoritetit zyrtar”.

Ndërsa, i akuzuari Muhamet Blakqori, akuzohet se në cilësinë e zyrtarit të gjendjes civile në Komunën e Prishtinës, nuk ka përmbushur detyrat e tij zyrtare, në atë mënyrë që ka futur në sistemin elektronik të gjendjes civile personin R.F, A.B, N.T dhe E.I, duke mos i përfillë procedurat e regjistrimit të personave sipas udhëzimit administrativ të MPB-së dhe të cilët persona nuk ekzistojnë të librat e skanuar të Agjencisë për Regjistrimin Civilë dhe as në dosjen e regjistrimit.

Me këtë i akuzuari Muhamet Blakcori, akuzohet se ka kryer 4 vepra penale të “Falsifikimit të dokumentit zyrtar”.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga Rinor Bajrami

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter