|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Vazhdon dëgjimi i dëshmitarëve kundër të akuzuarit për korrupsion

Në Gjykatën Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, është duke u vazhduar dëgjimi i dëshmitarëve ku i akuzuar është Dibran Fetahu i cili po akuzohet për veprën penale përvetësimi në detyrë.

Është dëgjuar dëshmitari B.M i cili ndër të tjera ka deklaruar se, në Postën e Kosovës me seli në Mitrovicë punon si arkatar regjional, ku si detyrë e tij ka qenë edhe ngarkimi me produkte ku ka ngarkuar me produkte këtu edhe të akuzuarin Dibran, furnizimi me produkte ka qenë sipas kërkesës apo nevojës, furnizimi është bërë me dy lloje të sistemeve një sistemi ERP dhe e dyta sistemi SASP, në bazë të atyre sistemeve printohen numrat serik dhe shkruhen për secilin produkt dhe se secila zyre postare i përciell të gjitha librat e shitjes dhe në bazë të tyre shkarkohen në program me copë se çka është shitur. Tutje ka shtuar se,  kanë pas një urdhëresë nga Prishtina për t’i zvogëluar limitet e produkteve në të gjitha pika shitëse si p.sh nëse kanë qenë produktet me vlerë deri në 10.000€, janë përgjysmuar 5000€ janë tërhequr ndërsa 5000€ janë lënë në arkë. Por sa i përket pikës ‘’Mitrovica 1’’ ku ka punuar i akuzuari Dibran nuk është barazuar, i njëjti është paralajmruar se është dita e fundit që duhet të barazohet  dhe t’i kthej gjysmën e produkteve për zvogëlimin e limitit dhe kjo ka qenë një ditë para rastit, mirëpo i akuzuari Dibran i kishte thënë se ka një rast në familje dhe si të përfundojë do të kthehet në punë për t’u shkarkuar, ku i njëjti rreth orës 13:30-14:00 është kthyer në punë mirëpo nuk është barazuar me arsyetimin se ka disa punë për t’i përfunduar dhe ka dal nga zyrja e tij dhe nga objekti i postës dhe nuk është kthyer më. Vlera e produkteve të ngarkuara tek Dibrani ka qenë afër 70.000€. Dëshmitari gjatë deklaratës së tij ka shtuar se, ditën kritike e kanë thirrur në punë ku në vendin e ngjarjes ka vërejtur një arkë të vogël të dëmtuar, për të cilën ka qenë përgjegjës Dibrani dhe e njëjta nuk ka qenë e blinduar. Sa i përket evidencave të ngarkimeve dhe shkarkimeve, dëshmitari ka thënë se ka pas shënime për të gjitha pikat mirëpo për pikën ‘’Mitrovica 1’’ i është zhduk libri i ngarkeses që e ka ngarkuar të pandehurin Dibran, gjithashtu Inspektorati i Prishtinës ka kërkuar numrat serik të karteleve nga Dibrani, ku i njëjti nuk i  ka dhënë edhe pse ka qene i obliguar t’i ketë sepse edhe sportelisit duhet t’i ken numrat serik të mbetjeve të pa shitura. 

Pastaj është vazhduar me dëshmitarin e radhës I.B, i cili ka deklaruar se të akuzuarin Dibran e ka djalë të dajës. I njëjti ka treguar se në Post punon në pozitën si zyrtar i qendrës për kujdes për konsumator. Ditën kritike nuk e ka parë të akuzuarin të ketë qenë në punë, ka kontaktuar me të përmes telefonit ku është pyetur për një numër të familjarit se a është aktiv apo jo, pra biseda ka qenë rreth atij numri. Gjatë deklarimit ka shtuar se, në orën 5-6 të mengjesit është thirrur nga policia dhe se nuk e ka ditur arsyen përse, por nga policia është njoftuar se ka ndodhur një vjedhje në post dhe se është pyetur se a e njeh personin me emrin Dibran Fetahu mirëpo ka kaluar kohë e gjatë dhe nuk i kujtohet më shumë.

Tutje është deklaruar dëshmitari F.J, i cili ndër të tjera ka deklaruar se, pozita e tij në atë kohë në post ka qenë si kontrollor i zyrës postare ‘’Mitrovica 1’’, si detyra të tij kanë qenë me i kontrollu sportelistët, shërbimet e tyre ndaj konsumatorëve, gjithashtu edhe regjistrimin nëse nuk është në rregull diçka, ku këtë regjistrim e ka bërë edhe tek i pandehuri Dibran. Këto kontrolla i ka bërë edhe kontrolla operative. Në fund ka shtuar se, kanë pas një vërejtje nga Prishtina pas rastit dhe pasi që janë marr në pyetje lidhur me rastin.

Dhe, në fund është dëgjuar dëshmitari S.G i cili ndër të tjera ka deklaruar se,  pozitën e tij të punës në post në periudhën 2013-2014 e ka pas si përgjegjës ndërrimi apo kontrollor, si detyra të tij kanë qenë kontrollimi i puntorëve në sportele, kontrollimi i ndërrimeve, kontrollimi i arkës apo arkatarit si dhe kontrollimin e pagesave të bëra në bankë, gjithashtu këto kontrolle në detaje janë bërë një herë në muaj dhe ka pas ta kontrollojë edhe të akuzuarin Dibran. Gjithashtu në fund ka shtuar se, kontrolle një apo dy herë në muaj ka bërë edhe Inspektorati i Prishtinës.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë e datës 29.12.2015, i akuzuari Dibran Fetahu në cilësinë e arkatarit ndihmës në ndërtesën e PTK-së, përvetson pasurinë që iu është besuar sipas detyrës, në atë mënyrë që, në arkën ndihmëse në mënyrë të vazhdueshme shitjet ditore të kartelave nuk i ka deklaruar në tërësi gjegjësisht përmes librit të shitjes ka bërë nëndeklarimin e shitjes, me ç’rast ka përvetsuar shumën prej 71.875,52€,

Me çka ka kryedr veprën penale ‘’përvetësimi në detyrë’’ nga neni 425 par.3 e lidhur me par.1 të KRPK-së. 

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga Elvana Hatashi  

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter