|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Vazhdon dëgjimi i dëshmitarëve të radhës ndaj të akuzuarit për Korruspion

Në Gjykatën Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, po vazhdon dëgjimi i dëshmitarëve të radhës ku i akuzuar është Dibran Fetahu i cili po akuzohet për veprën penale përvetësimi në detyrë.

Në fillim të shqyrtimit gjyqësor kryetari i trupit gjykues Shaqë Curri ka sqaruar se dëshmitarët Z.SH dhe S.K nuk janë të pranishëm edhe përse janë ftuar në mënyrë të rregullt. Dëshmitari Z.SH edhe pse e ka pranuar ftesën nuk është prezent dhe mosprezencën e tij nuk e ka arsyetuar, ndërsa sa i përket dëshmitares S.K sipas fletëkthesës rezulton se pala ka vdekur.  Gjithashtu ka shtuar se, do të kërkojë bashkëpunimin e policisë së Mitrovicës për sigurimi e informacioneve të sakta për dëshmitarët.

Pastaj është vazhduar me dëgjimin e dëshmitarëve të tjerë prezent, dëshmitari B.M ndër të tjera ka deklaruar, se në vitin 2014 ka punuar si sigurim në transportin e parave për t’i dëguar parat në postën kryesore, ku punën edhe tani. Ditën kritike ka qenë në punë në terren dhe të pandehurin Dibran nuk e ka takuar dhe nuk e ka parë atë ditë në punë. I njëjti gjatë deklarimit të tij ka thënë se të pandehurit Dibran ia ka dhënë telefonin e tij për t’u shërbyer me të pasi që telefoni i tij i kishte humbur, i ka kërkuar që t’ia kthej telefonin mirëpo i pandehuri nuk ia ka kthyer me arsyetimin se e ka harruar në shtëpi dhe se nuk i kujtohej se sa ditë para ditës kritike ia ka dhënë telefonin.

Më pas u vazhdua me dëgjimin e dëshmitarit S.XH i cili ndër të tjera ka deklaruar se, punon si puntor i sigurimeve në objektin ku ka ndodhur rasti, ditën kritike ka qenë në ndrrimin e dytë nga ora 14:30 deri në orën 22:00. I njëjti gjatë deklarimit të tij sqaron se ka pas telefonata që e kanë venën në dyshim pasi që në orën 17:30-17:50 brenda asaj periudhe është bërë një telefonatë në telefonin fix zyrtar të postës i cili telefon ndodhet në port-roje të sigurimit, ku në këtë telefonat nuk dihej se kush e kishte kontaktuar por i është thënë ‘’koleg a mundesh me dal me hap derën e parkingut?’’, dëshmitari kishte shkuar tek dera e parkingut i cili gjindet pas objektit të postës, portën nuk e ka hapur pasi që askënd nuk e ka takuar. Tutje dëshmitari shton se, pasi që është kthyer në vendin e tij ka takuar tek dera e hyrjes zyrtare të postës këtu të pandehurin Dibran, ku sipas bisedës së bërë me të njëjtin thotë se arsyeja e ardhjes së tij në post ishte për t’u takuar me I.B., pas zhvillimit të bisedës nuk e dinte se i pandehuri Dibran a ka hyrë apo ka dal nga objekti. Në fund ka shtuar se, dera e zyrës ku janë të vendosura arkat ishte e mbyllur mirëpo ishte pa qelës dhe se kur e ka hapur atë derë arka ka qenë e hapur dhe me të vërejtur menjëherë ka lajmëruar policinë.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në .Mitrovicë e datës 29.12.2015, i akuzuari Dibran Fetahu në cilësinë e arkatarit ndihmës në ndërtesën e PTK-së, përvetson pasurinë që iu është besuar sipas detyrës, në atë mënyrë që, në arkën ndihmëse në mënyrë të vazhdueshme shitjet ditore të kartelave nuk i ka deklaruar në tërësi gjegjësisht përmes librit të shitjes ka bërë nëndeklarimin e shitjes, me ç’rast ka përvetsuar shumën prej 71.875,52€,

Me çka ka kryer veprën penale ‘’përvetësimi në detyrë’’ nga neni 425 par.3 e lidhur me par.1 të KRPK-së. 

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga Elvana Hatashi  

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter