|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Shtyhet gjykimi ndaj  zyrtarit policor i akuzuar për Keqpërdorim të detyrës zyrtare

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca e rigjykimit ndaj të akuzuarit Jeton Menxhiqi, i cili po akuzohet se në cilësinë e zyrtarit policor ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare.

Në këtë seancë gjyqtarja Alltëne Murseli, ka njoftuar se i akuzuari përmes parashtresës të dorëzuar në gjykatë,  ka kërkuar që të thirret si dëshmitar pronari i kompanisë Artius Group SHPK.

Po ashtu në këtë parashtresë ka theksuar që është bërë revokimi i autorizimit të mbrojtësit Av. Naim Rudari,  andaj që i njejti është zëvëndësuar me avokaten Shpresa Hasaj – Hyseni.

Mbrojtësja e të akuzuarit Jeton Menxhiqi, av. Shpresa Hasaj – Hyseni,  gjykatës i propozoi që seanca e sotme të shtyhet, meqenëse sot ka marr autorizimin për përfaqësim në këtë lëndë, andaj e njejta theksoj se nuk është e pajisur me procesverbalet e shqyrtimeve te kaluara, rrjedhimisht nuk është e gatshme që të jap fjalën përfundimtare në këtë çështje penale.

Në koherencë të kësaj, prokurori Bekim Kodraliu, ka kundërshtuar propozimin e mbrojtëses së të pandehurit, duke konsideruar që i njejti ka pasur kohë të mjaftueshme që të siguroj mbrojtës ne lidhje me këtë rast.

I njëjti, sa i përket propozimit që të thirret dëshmitar pronari i kompanisë Artius Group SHPK, e ka kundërshtuar duke konsideruar se dëshmia e tij nuk do të jetë relevante dhe nuk do t’i kontribuon ndriçimit të këtij rasti.

Gjykata ka aprovuar propozimin e të akuzuarit, që të thirret në cilësi të dëshmitarit pronari i kompanisë Artius Group SHPK, dhe ka aprovuar propozimin për shtyerje të seancës, ashtu që seanca e radhës është caktuar me datën 23 janar 2024.

Ndryshe, sipas aktakuzës, i pandehuri Jeton Menxhiqi, akuzohet se në cilësinë e personit zyrtar si anëtar i komisionit në tenderin “Furnizim me rroba elegante”, i cili përfaqësonte Drejtorin e Hetimeve kundër Krimeve ekonomike dhe Korrupsionit ka shfrytëzuar detyrën zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër.

Ashtu që i njëjti në tenderin “Furnizimi me rroba elegante”, i paraparë në vlerë prej 730.000,00 €, pasi komisioni gjatë punës në përbërje nga i pandehuri, Sabide Beqiri dhe Naim Lahu, pas kontrollit kishin konstatuar se asnjëri nga Operatorët Ekonomik nga 8 (tetë) sa kishin konkuruar nuk i kanë plotësuar kushtet e parapara në tender.

Tutje, i pandehuri me qëllim që t’i bënë të mundur Operatorit Ekonomik Artius Group SHPK” që ta fiton tenderin edhe pse nuk i kishte plotësuar kushtet, me datë 8 gusht 2017, derisa ishte duke qëndruar në një zyre merr çelësin mbi tavolinë dhe në mënyrë të kundërligjshme pa prezencën e anëtarëve të tjerë të komisionit e në kohë të pauzës shkon në zyrën e prokurimit, merr paketën e “Artius Group” ndërron mostrat e Rrobave Elegante dhe i vendos mostrat e rrobave të cilat i kishte sjellë nga jashtë me një çantë krahu dhe pas pak e kthen paketën në zyrën e prokurimit.

I pandehuri kishte vepruar në këtë mënyrë me qëllim që “Artius Group”, të fitonte tenderin në mënyrë të kundërligjshme në vlerë prej 506.216,20€.

Sipas këtyre veprimeve, i akuzuari Menxhiqi akuzohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422, paragrafi 1 të KPRK-së.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga Gentrit Kuqani

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter