|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Gjilan- Mbahet seanca e rradhës ndaj të akuzuarve për Keqpërdorim të detyrës zyrtare

Në Gjykatën Themelore në Gjilan Departamenti për Krime të Rënda tek gjyqtari i rastit Ramiz Azizi është mbajtur seanca e rradhës ndaj të akuzuarve Arktim Isufi për veprën penale: Dhënje Ryshfeti nga neni 422 par.1 i Kprk-së dhe i akuzuari Mehmet Drugzani për veprën penale: Keqpërdorim i detyrës zyrtare nga neni 414 par.1 I Kprk-së.

Gjatë kësaj seance gjyqësore prokuroria e rastit Bahtie Ademi propozoi që kësaj lënde Pkr.nr.75/2023 ti bashkangjitet edhe lënda ndaj të akuzuarit Zijadin Huskovci, për veprën penale Ndihmë në kryerjen e veprës penale të: Dhënjes së ryshfetit për shkak të ekonomizimit dhe efikasitetit të procedurës penale.

Dëshmitarët e propozuar nga Prokuroria dhe nga palët procedurale B.E, H.H, dhe J.S edhe pse ishin të ftuar me kohë dhe në mënyrë të rregullt nga gjykata nuk ishin prezent për të dëshmuar,të njejtit ftohen në seancën e rradhës, në veqanti të dëshmitarit R.J i cili është ftuar në cilësinë e të dëmtuarit dhe dëshmitarit  ishte prezent në gjykatore por për shkak të gjendjes së rënduar shëndetsore nuk pati mundësi të dëshmoj lidhur me këtë rast.

Dëshmitari R.J gjatë kësaj seance gjyqsore i bashkangjitet ndjekjës penale për tre të akuzuarit dhe kërkoj që ti kompenzohet dëmi i shkaktuar lidhur me paratë e dhëna të akuzuarit Zijadin Huskovci në mënyrë të tërthort në vlerën prej 10.000€.

Tutje, gjatë kësaj seance gjyqsore i akuzuari Arktim Ramadani pranoi fajësin lidhur me veprën penale për të cilën po akuzohet në konsultim të mjaftueshëm me avokatin e tij mbrojtës Ymer Huruglica, ndërsa dy të akuzuarit tjer Mehmet Drugzani dhe Zijadin Huskovci pas konsultimeve me mbrojtësit e tyre nuk e pranuan fajësin me arsyetimin se veprat penale të njejtit nuk i kanë kryer.

Trupi gjykues pas konsultimeve me aktvendim refuzun pranimin e fajësisë për të akuzuarin Arktim Ramadani me arsyjet se dy dispozitivat e kësaj aktakuze lidhet ne mënyrë direkte me veprimet e kryera nga dy të akuzuarit tjerë, e të njejtit nuk e kan pranuar fajësin deri në këtë fazë të procedurës.

Prokuroria e rastit Bahtije Ademi propozon që të akuzuarit Zijadin Huskovcit ti zëvendësohet masa e arrestit shtëpiak me një masë më të rënd siç është masa e paraburgimit , pasi i njejti nuk është sillur komfort rregullave të kësaj mase, poashtu ndaj tij të procedohet edhe me një aktakuzë për veprën penale të Kanosjes ndaj anëtarëve të familjes së Arktim Ramadanit.

Trupi gjykues lidhur me këtë popozim  të prokuroris mbeti të vendos nesër pasi kjo masë  aktuale skandon afatin e saj ditën e sotme dhe ti dërgoj me post aktvendimin lidhur me masën e arrestit ndaj Zijadin Huskovcit.

Seanca e rradhës për këtë rast është caktuar të mbahet me datë 11.12.2023 në ora 09:00 për të filluar me marrjen në pyetje të dëshmitarve tjerë.

Kujtojmë që sipas aktakuzës PP.I.NR 75/2023 i akuzuari Arktim Isufi akuzohet se nga mesi i vitit 2012, në kohë të pavërtetuar, në Gjilan i pandehuri në mënyrë të tërthort ka dhënë ryshfet në shumën prej 10.000 (dhjetë mijë) euro personit me nofken ‘’Dino’’ që i njejti përmes personit zyrtar Mehmet Drugzani, ta regjistroj në Zyrën e Gjendjes Civile në Komunën e Vitis si shtetas i Republikës së Kosovës, ashtu që pas dhënjës së ryshfetit i pandehuri Arktim Isufi ka pranuar ekstraktin nga regjistri i gjendjes civile  me nr. serik E25792844 dhe çertifikatën e lindjes nr.serik L24432746 i lëshuar nga zyrtari i gjendjes civile Mehmet Drugzani,e më pas ka aplikuar dhe është pajisur në mënyrë të kundërligjshme me letërnjoftim të Republikës së Kosovës .

Personat e lartëcekur janë pafajshëm derisa pafajësia e tyre të vërtetohet me aktgjykim të formës së prerë nga gjykata.

Monitoruar nga Leostina Maloku Sejdiu

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter