|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Vazhdon gjykimi ndaj të akuzuarit ish-zyrtarit në Zyrën e Kryeministrit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjitshëm, pas refuzimit të kërkesës për përjashtim të gjyqtarit, ka vazhduar gjykimi ndaj të pandehurit Skender Hyseni, i cili akuzohet për veprën penale “Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”

Në këtë seancë, është dëgjuar dëshmitari Blerim Kelmendi, zyrtar në AKK, ku pas marrjes në pyetje nga gjyqtari Sabit Sadikaj dhe nga prokurori Besart Mustafa, i njëjti theksoi se, zyrtari i lartë është i obliguar ta deklaroj pasurinë e tij, pavarësisht asaj që e jep në shfrytëzim te dikush tjetër dhe në rastin konkret zyrtari i lartë ka qenë i obliguar ta deklarojë pasurinë për vete dhe bashkëshortën tij

Poashtu, është dëgjuar edhe i akuzuari Hyseni, i cili në pyetjet e parashtruara nga mbrojtësi i tij, avokat Fatlum Podvorica, nga prokurori Mustafa dhe gjyqtari Sadikaj, theksoi se vetura e blerë është dhënë në shfrytëzim dhe përdorim të  fëmijëve dhe gruaja i ka autorizuar të katër fëmijët me autorizim të veçantë dhe sipas këtij kuptimi përpos autorizimit për përdorim është bartë edhe çdo e drejtë tjetër mbi këtë veturë.

Tutje, i akuzuari shtoi se në kohën e blerjes së veturës, nuk ka qenë i obliguar për deklarimin e pasurisë, pasi që nuk ka pasur asnjë post politik apo ekzekutiv në institucione dhe me rastin e marrjes së pozitës së koordinatorit, e ka bërë deklarimin e rregullt të pasurisë.

Lidhur me fjalën përfundimtare, gjyqtari Sadikaj, ka vendosur që të dorëzohen në seancën e radhës, të caktuar me datë 30 Nëntor, 2023.

Sipas aktakuzës së ushtruar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë rezulton se më 14 gusht 2020 në Prishtinë, Skender Hyseni po akuzohet se në cilësi të zyrtarit të lartë publik – Koordinator Shtetëror për Dialog në Zyrën e Kryeministrit, me dashje nuk ka paraqitur të dhënat e kërkuara në formularin për deklarimin e pasurisë me rastin e marrjes së detyrës Koordinator Shtetëror për Dialog në Zyrën e Kryeministrit, të dorëzuar në Agjencinë Kundër Korrupsion (AKK).

Aktakuza thotë se Hyseni nuk e ka deklaruar veturën e tipit “Volksëagen”, viti i prodhimit 2013, në vlerë 13 mijë e 300 euro, në pronësi të bashkëshortes së tij.

Me këto veprime, prokuroria e ngarkon të akuzuarin Skender Hyseni se ka kryer veprën penale “Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”, nga neni 430, paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga Gentrit Kuqani

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter