Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka vazhduar seanca e shqyrtimit gjyqësor ku të akuzuara janë Fllanza Shabi dhe Fatime Hoti Abazi, te akuzuara për veprën penale “Përvetësimi në detyrë”
Pas leximit të aktakuzës nga prokurorja Shenaj Berisha, të akuzuarat u deklaruan të pafajshme për kryerjen e veprës penale për të cilën akuzohen.
Në fjalën hyrëse, prokurorja Berisha, ndër tjera, propozoi që të dëgjohen disa dëshmitarë, të cilët sipas saj do të mund të ndihmonin në vërtetimin e plotë të gjendjes faktike.
Ndërsa, mbrojtësi i të akuzarës Fllanza Shabi, Av. Hedije Ademi dhe mbrojtësi i të akuzuarës Fatime Hoti, Av. Ramë Dreshaj, kanë deklaruar se qëndrojnë pas fjalës hyrëse të dhënë në shqyrtimin e mëparshëm gjyqësor.
Seanca tutje vazhdoj me dëgjimin e dëshmitarit – përfaqësuesit të palës së dëmtuar, Postës së Kosovës.
Të njëjtit ju parashtruan pyetje nga prokurorja Berisha, mbrojtësi i të pandehurës Fllanza Shabi, mbrojtësi i të pandehurës Fatime Hoti Abazi, dhe nga gjyqtari Agim Kuçi.
I njëjti deklaroi se mungesën e tillë të mjeteve financiare në vlerën prej 76,151,16 euro, të të dëmtuarës Posta e Kosovës, e ka zbuluar auditori i brendshëm i Postës së Kosovës, dhe komisioni për verifikimin e kërkesave të hapura në zyra postare për shërbimet e Ëestern Unionit.
Tutje, lidhur me mungesën dhe zhdukjen e dokumentacionit, i njëjti theksoi se nuk ka shpjegime pasi që nuk ka qenë në kohën konkrete si koordinator i zyrës ligjore të Postës së Kosovës
Për dëgjimin e dëshmitarëve të radhës, gjyqtari Kuçi vendosi që të dëgjohen në seancën e radhës, me datën 10 Janar, 2024.
Ndryshe, sipas aktakuzës së përpiluar më 13 gusht 2018, e akuzuara Fllanza Shabi, në cilësinë e zyrtares së shitjes së PTK-së në Prishtinë, në zyrën postare nr.10 dhe Fatime Hoti Abazi, si zyrtare e teleshitjes në PTK, akuzohen se me qëllim që të përfitojnë çfarëdo dobie për vete apo për tjetrin, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i kishin tejkaluar kompetencat e tyre.
Gjithnjë sipas akuzës, të akuzuarat në periudhën 2009-2012, kanë përvetësuar shumën e parave prej 76.151,16 euro, e cila i ishte besuar për shkak të detyrës apo pozitës së tyre për shërbimet e “Ëestern Union”, në Postën e Kosovës.
Me këto veprime, Prokuroria i ngarkon të akuzuarat se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Përvetësimi në detyrë”, e sanksionuar sipas nenit 425 par.3 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.
Monitoruar nga Gentrit Kuqani