|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Vazhdon gjykimi në rastin Lundrim Beqiri dhe të tjerët


Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur shqyrtimi gjyqësor, ku Lundrim Beqiri, Bekë Salihaj, Adhurim Krasniqi, Valdrin Beqiri, Arianit Pllana, Kreshnik Kurti, Fidan Cakolli, Adnan Murtezi, Gentrit Ismajli, Diar Raçi dhe Egzon Cakolli po akuzohen për disa vepra penale, në lidhje me shpërthimin me granata në lokalet ‘Riza Hair Salon’ dhe ‘Missini’.


Me datë 24.10.2023 Gjykata ka pranuar një shkresë për praninmin e fajësisë nga përfaqësuesja e të pandehurit Gentrit Ismalji. Gjykata  ka refuzuar këtë kërkesë me arsyetimin se është e pa bazuar.

Prokurori Burim Qerkini, shtjellon arsyetimin e pranimit të fajësisë së palës së akuzuar, dhe thekson se për këtë marrëveshje është dashur të caktohet një seancë dëgjimore, në të cilën Gjykata do mund ta bënte kualifikimin e pranimit të fajësisë.

Në këtë seancë i dëmtuari Riza Bajrami është deklaruar në cilësinë e palës së dëmtuar e poashtu edhe si dëshmitar. Në pyetjen e Prokurorit Qerkini se cfarë ka ndodhur në muajin qershor të vitit 2022, në afërsi të lokalit tuaj, dëshmitari përgjigjet se ka pranuar një njoftim se ka ndodhur një incident në lokalin e tij, ka pasur dëme materiale jashtëzakonishtë shumë.

Po ashtu, i njejti thekson se kanë pasur dëme edhe në imazhin e sallonit dhe ka ndikuar në rënjen e punës. Tutje, në pyetjen e radhës nga Prokurori se a ka pasur ndonjë shpërthim tjetër, pala e dëmtuar përgjigjet se pas tre ditëve ka ndodhur një shpërthim i makinës në afërsi të lokalit të tij, e poashtu i njejti thekson se pas deklaratës së dhënë në polici është njoftuar nga Zyrtarët Policor se është i kërcënuar me jetë.

Tutje i dëmtuari Bajrami shtjellon se ishte njoftuar nga policia se janë përmendur emrat e Adhurim Krasniqi, Beke Salihaj, Arianit Pllana nga të cilët ishte i kërcënuar me jetë por, aty janë përmendur më shumë emra të cilët nuk i kujtohen.

Avokatja Teuta Zhinipotoku parashtron kërkesë për të mbrojturin e saj që Masa e Paraburgimit të zëvendësohet me ndonjë masë më të lehtë sic është arresti shtëpiak.

Avokat Arsim Krasniqi parashtron kërkesë për të mbrojturin e tij që Masa e Paraburgimit të zëvendësohet me masën e arrestit shtëpiak.

Lidhur me propozimet e parashtruara nga mbrojtësit, Trupi Gjykues merr aktvendim me të cilin i refuzon propozimet me arsyetim  se nuk janë të bazuara dhe se ekziston rreziku i përsëritjes së veprave penale.

Seanca e radhës u caktua të mbahet me datë: 11 dhjetor 2023 në ora 10:00.

Ndryshe sipas aktakuzës së Prokurorisë, Lundrim Beqiri, Bekë Salihaj, Adhurim Krasniqi, Valdrin Beqiri, Arianit Pllana, Kreshnik Kurti, Fidan Cakolli, Adnan Murtezi, Gentrit Ismajli, Diar Raçi dhe Egzon Cakolli, akuzohen për kryerjen e veprave penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal te organizuar” nga neni 277 par. 2 lidhur me par. 1 te KPRK-se lidhur me veprat penale, veprimet përgatitore për veprën penale “Vrasje e Rëndë”, nga neni 173 par. 1 nen par 1.8 lidhur me 1.13 të KPRK-së ; “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 356 par 3 lidhur me par. 1 te KPRK-se dhe veprën penale “Detyrimi” nga neni 328 par. 2.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga: Arton Hoxha

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter