Në Departamentin e Krimeve të Rënda të Gjykatës Thelemore në Pejë u mbajt seanca e shqyrtimit fillestar ndaj të akuzuarve për korrupsion.
‘’Drejtësia Sot’’ raporton se në këtë çështje penale po akuzohen Qaush Krasniqi, Fatmir Istrefaj, Sali Pepshi, Avdyl Maloku dhe Hysen Imeri për veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar ndërsa i akuzuari Albian Shehu për veprën penale legalizim i përmbajtjes së rreme.
Në këtë seancë prezente nuk ishte përfaqësuesja e palës së dëmtuar Leonora Shehu.
Të akuzuarit dhe mbrojtësit e tyre kanë deklaruar njëzërit se aktakuza nuk ka nevojë që të lexohet, kështu që është vazhduar me deklarimin e tyre lidhur me fajësinë.
Të gjithë të akuzuarit radhazi nuk kanë pranuar fajësinë për veprat për të cilat akuzohen.
Kryetari i trupit gjykues Shaqë Curri njoftojë palët për të drejtën e ankesës në afat prej 30 ditësh për kundështim të provave dhe për hudhje të aktakuzës.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Pejë të ngritur me datë 29.09.2023, të akuzuarit Qaush Krasniqi, Fatmir Istrefaj, Sali Pepshi, Avdyl Maloku dhe Hysen Imeri që të gjithë zyrtar në komunën e Junikut në pozita të ndryshme nuk i përmbushin detyrat dhe keqpërdorin detyrën e tyre zyrtare, ndërsa sa i përket të akuzuarit Albian Shehu në cilësinë e pronarit dhe menaxherit të operatorit ekonomik ‘’Junik Reisen’’ me veprimet e tij ka kryer veprën penale legalizim i përmbajtjes së rreme.
Sipas dispozitivit të parë të aktit akuzues i akuzuari Qaush në cilësinë e personit zyrtar pranë KK në Junik, nuk i ka përmbush detyrat e tij zyrtare, në atë mënyrë që në cilësinë e mbikqyrësit të projektit në tenderin me nr.prot 636-19-7900-2-2-1, ‘’Mirëmbajtja dhe Sevisimi i Automjeteve të Komunës së Junikut’’, ka pranuar dhe aprovuar fatura të pa verifikuara duke aprovuar pagesat në kundështim me LMFP si dhe me Rregulloren e thesarit,
Me çka ka kryer veprën penale ‘’keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 par.1 të KPRK-së.
Sipas dispozitivit të dytë i akuzuari Albian Shehu, në cilësinë e pronarit dhe menaxherit të operatorit ekonomik ‘’Junik Reisen’’, fitues i tenderit me nr.prot 636-19-7900-2-2-1, mirëmbajtja dhe sevisimi i automjeteve të Komunës së Junikut, me qëllim që të vë në lajthim organin kompetent, me dashje, ka futur të dhëna jo të sakta në fatura, me qëllim të realizimit të pa drejtë të përfitimit pasuror të kundërligjshëm,
Me çka ka kryer veprën penale ‘’legalizim i përmbajtjes së rreme’’ nga neni 395 par.1 të KPRK-së.
Tutje, në dispozitivin e tretë i akuzuari Fatmir Isufaj, si person zyrtar në cilësi të U.D menaxher i zyrës së prokurimit Komuna Junik, me dashje ka tejkaluar kompetencat e tij, në atë mënyrë që ka pranuar dhe ka nënshkruar një ofertë jo serioze pikërisht kontratë me operatorin ‘’Juniku Reisen’’ lidhur me nr.prot 636-19-7900-2-2-1, mirëmbajtja dhe sevisimi i automjeteve të Komunës së Junikut, duke vepruar në kundërshtim me nenin 28 par.2 të LPP-së nuk paraparë paramasë dhe parallogari si dhe specifikimet teknike të qarta në përputhje me natyrën dhe llojin e shërbimeve që duhet realizuar,
Me çka ka kryer veprën penale ‘’keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 par.1 të KPRK-së.
Si dhe në dispozitivin e fundit të akuzuarit Sali Pepshi, Avdyl Maloku dhe Hysen Imeri, si persona zyrtar pranë KK. Junik, në kundështim me Ligjin e Prokurorimit Publik dhe Rregulloren nr. 01/2013, me dashje nuk i kanë përmbushur detyrat e tyre zyrtare, në atë mënyrë që të pandehurit si bashkëkryerës me dt. 30.10.2019 me Vendimin e Kryetarit të Komunës caktohen si anëtar komisioni për vlerësimin e ofertave në projektin mirëmbajtja dhe sevisimi i automjeteve të Komunës së Junikut, të njëjtit pasi kanë vlerësuar ofertën e operatorit ekonomik ‘’Juniku Riesen’’ të njëjtën ofertë e kanë rekomanduar për kontratë edhe pse oferta e tij nuk i ka plotësuar as për së afërmi kriteret kualifikuese,
Me çka ka kryer veprën penale ‘’keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 par.1 të KPRK-së.
Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.
Monitoruar nga Elvana Hatashi