|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Dështon të mbahet seanca ndaj ish zyrtarit komunal të Fushë Kosovës

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka dështuar të mbahet sot seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj ish-këshilltarit komunal të Fushë-Kosovës, i cili akuzohet për mosdeklarim të pasurisë.

Seanca dështoi të mbahet përsëri për shkak të mungesës së të pandehurit Beqir Ismaili, edhe pse i njejti ishte i njoftuar në mënyrë të rregullt nga Gjykata. Mbrojtësi i të pandehurit Arsim Bilalli thekson se shkak i mungesës së palës së tij është gjendja shëndetësore, i njejti sjellë me vete raportin mjeksor të datës 23.11.2023 si provë për konstatimin e gjendjes jo të mirë të të pandehurit.

Me qenë se nuk janë plotësuar kushtet për këtë shqyrtim gjyqësor, Gjykata merr aktvendim: Seanca shtyhet në kohë të pacaktuar, fillimisht Gjykata do të konsultohet me një ekspert mjeksor që të vërtetoj gjendjen lidhur me diagnozën e të pandehurit.

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, i pandehuri Beqir Ismaili, akuzohet se me datë 31.03.2021, ne cilësinë e zyrtarit të lartë publik si Këshilltar i Kuvendit Komunal në Fushë Kosovë, ka bërë deklarim të rremë dhe nuk ka paragit të dhënat e kërkuara në deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë, duke vepruar në kundërshtim me nenin 8 par. 1 të Ligjit për deklarim, prejardhjen dhe kontrollimin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publik dhe deklarimin e pasurisë, të ardhurave, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave për të gjithë personat zyrtar.

Lidhur me akuzën për mosdeklarim të pasuris, i njëjti sipas aktakuzës përshkruhet se me rastin e plotësimit dhe dërgimit të formularit për deklarimin e pasurisë me nr. 03/1613/20 të datës 24 mars 2020 në Agencinë Kundër Korrupsion nuk e ka deklaruar shumën e saktë të hyrave vietore të përgjithshme në vlerë prej 14.115,26 euro, duke mos raportuar pagat të cilat i ka marrë derisa ka qenë në mardhënie pune në Arabi e as pagën që ka marrë si drejtor i Akademisë Diplomatike

Sipas këtyre veprimeve, Ismajli akuzohet se ka kryer veprën penale ‘Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare’. nga neni 430 par.2, të KPRK-së,  vepër kjo e dënueshme me gjobë dhe me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.
Monitoruar nga: Arton Hoxha

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter