|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Mbahet seanca fillestare ndaj të akuzuarit për Keqpërdorim të pozitës zyrtare

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Deparamenti i krimeve të Rënda ka filluar gjykimi ndaj të pandehurit Malush Kelmendi i cili akuzohet se ka kryer vepren penale Keqpordorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

I pandehuri Malush Kelmendi në cilësinë e personit zyrtar dhe atë zyrtarë tatimor në Drejtorinë e mbledhjes së detyrueshme tatimore në regjionen e Prishtina 3, konkretishtë në ATK, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, e në mënyrë të kundërligjshme ka tejkaluar kompetencat e tij duke marrur veprime të paautorizuara në kompjuterin e tij duke krijuar një dokument – certifikatën e lirimit të barrës tatimore, të njejtin dokument e ka plotësuar, e ka vulosur, e ka nënshkruar pa qenë zyrtar i autorizuar. I pandehuri ka vepruar kundërligjshëm edhe me rastin e regjistrimit të rrejshëm duke keqpërdorur vulën e protokollit dhe duke regjistruar një dokument zyrtar i cili nuk figuron si i regjistruar librin e protokollit në Drejtorinë e Mbledhjes së detyrueshme.

Tutje, pas leximit të aktakuzës nga Prokurori i shtetit Zefë Prendrecaj i pandehuri deklarohet i pafajshëm dhe thekson se e kundërshton aktakuzen e ngritur ndaj tij.

Ndryshe, sipas aktakuzës i pandehuri Malush Kelmendi akuzohet se me datë 19.05.2023, si person zyrtar tatimor në Drejtorinë e mbledhjes së detyrueshme tatimore në regjionin e Prishtina 3, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, e në mënyrë të kundërligjshmë, ka tejkaluar kompetencat e tij, me qëllim që të përfitoj cfarëdo dobie për tjetrin, dhe me qëllim që t’i shkaktojë dëm ATK-së edhe buxhetit të Republikës së Kosovës, ka marrur veprime të paautorizuara në kompjuterin e tij duke krijuar një dokument – certifikatën e lirimit të barrës tatimore, të njejtin dokument e ka plotësuar, e ka vulosur, e ka nënshkruar pa qenë zyrtar i autorizuar sepse të njejtin dokument duhej ta vuloste eprori i tij Zijadin Syla e pastaj të njejtin dokument e ka dorëzuar në Zyrën e Kadastrit në Pejë, me qëllim që subjekti tatimor i pronarit Afrim Radoniqi të i zhbllokohen pronat – shtëpia dhe një parcelë tokë, të cilat ATK-ja ia kishte bllokuar për shkak të obligimeve tatimore, me këtë i pandehuri Kelmendi ka kryer vepren penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, nga neni 414 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.


Gjithnjë sipas aktakuzës, i pandehuri Malush Kelmendi në dokumentin zyrtar, Certifikatën e lirimit të barrës tatimore ka shënuar të dhëna të rreme për biznesin N.T.SH ‘ETAMEDIFARM’, ashtu që të njejtin dokument e ka plotësuar, me vulë e ka vërtetuar dhe nënshkruar, ia ka vendosur vulën katrore, e ka keqpordorur vulën e protokollit, duke regjistruar dhe duke i dhënë një numër fiktiv, i cili dokument nuk figuron i regjistruar në librin e protokollit në Drejtorinë e Mbledhjes së detyrueshme dhe përmban plotësishtë të dhëna të rreme, e pastaj të njejtin dokument personalisht e ka dorëzuar në Zyrën e Kadastrit në Pejë. Me këtë i pandehuri Kelmendi ka kryer veprën penale Falsifikimi i dokumentit zyrtar nga neni 427 paragraf 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga: Arton Hoxha

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter