|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Dëgjohet një dëshmitarë në gjykimin ndaj ish-zyrtarëve të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special ka vazhduar gjykimi ndaj të akuzuarve Bahri Nuredini dhe Driton Mehaj, ish-zyrtar të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinë, të akuzuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Bahri Nuredini dhe Driton Mehaj sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale akuzohen se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare duke i mundësuar operatorit ekonomik “TCN Internation” nga Tirana, përfitim të kundërligjshëm me rastin e dhënies së kontratës për aktivitetin e prokurimit, me ç’ rast në mënyrë të kundërligjshme dhe pa autorizim paraprak kanë incizuar dhe zhvilluar procedurat e prokurimit.


Në cilësi të dëshmitarit është dëgjuar Agon Krasniqi i cili punon si zëvendës menagjer i zyrës së Drejtorit të Aeroportit Ndërkombëtar Prishtina dhe i njejti më herët ka punuar së bashku me dy të pandehurit.

Në pyetjen e prokurorit Milot Krasniqi se a keni njohuri për projektin investues Furnizimi me sisteme të navigimit dhe rilokimi i sistemeve ekzistuese dëshmitari përgjigjet se ky aktivitet ka qenë i planifikuar të përfundohet nga Limak, dhe pastaj ka kaluar në përgjegjësi të trafikut ajror të ANP-së.

Tutje, në pyetjen e radhës nga prokurori Krasniqi rreth ndryshimit të kritereve teknike të projektit si ka ndodhur një gjë e tillë, dëshmitari përgjigjet se janë shtuar dy kritere licenca për punë ndërtimore dhe për punë elektrike, me vendosjen e këtyre dy kritereve i është mundësuar kompanive jo profesionale të aplikojnë për këtë tender, dhe se në dijenin time që nga fillimi kjo kompani nuk ka qenë e duhur për kryerjen me sukses të këtij projekti.

Prokurori vazhdon me pyetjen e radhës, si erdhi deri tek ndryshimi i kriterit të dytë dhe rilokimi i këtij procesi dhe a keni qenë të njoftuar ju përgjatë këtij ndryshimi, dëshmitari përgjigjet se po, e kemi ditur që është detyrim i Limak, por deri te ndryshimi erdhi nga një vendim i bordit të Aeroportit. Ndërsa në pyetjen se a ju kujtohet se cili ka qenë operatori ekonomik për lidhjen e këtij projekti, dëshmitari përgjigjet se po ka qenë kompania TCN.

Mbrojtësit e  të pandehurve parashtrojnë kërkesë që pyetjet që i kanë për dëshmitarin t’i parashtrojnë në seancën e radhës për shkak të orarit të shkurtër dhe përfundimit të orarit të punës, trupi Gjykues e aprovon kërkesën e tyre dhe pyetjet e tyre do të parashtrohen në seancen e radhës.

Në këtë seancë ishte paraparë që të dëgjohet edhe dëshmitari Bujar Ejupi, por i njejti erdhi me vonesë dhe u njoftua nga Gjykata që do të dëgjohet në seancën e radhës.

Seancat e radhës u caktuan të mbahen me datë: 17 janar 2024 nga ora 09:30.
dhe 24 janar 2024 nga ora 09:30.
 
Ndryshe, sipas Prokurorisë Speciale, të akuzuarit Bahri Nuredini, në cilësinë e Kryeshefit Ekzekutiv të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës dhe Driton Mehaj, Menaxher i Kontratës për Furnizim me Sisteme të Navigacionit dhe Rilokim të Sistemeve Ekzistuese, akuzohen se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Të njëjtit akuzohen se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare duke i mundësuar operatorit ekonomik “TCN Internation” nga Tirana, përfitim të kundërligjshëm me rastin e dhënies së kontratës për aktivitetin e prokurimit, me ç’ rast në mënyrë të kundërligjshme dhe pa autorizim paraprak kanë incizuar dhe zhvilluar procedurat e prokurimit.

Tutje, të akuzuarit përmes Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik kanë shpallur fitues të tenderit OE “TCN International” Sh.P.K, me vlerë të përgjithshme të kontratës 7,808.296.00 Euro, ashtu që të pandehurit e kanë futur rilokimin e sistemeve ekzistuese në tenderin e ri edhe pse ky ka qenë obligim kontraktual i kompanisë “LIMAK”, ndërsa gjatë zbatimit të projektit, nuk i kanë ndërmarrë masat mbrojtëse ndaj OE të paraparë me ligj dhe kontratë.

Nuredini dhe Mehaj, akuzohej se i kanë shkaktuar dëm material buxhetit të AShNA dhe buxhetit publik, në lartësi të paktën 1,937,230 Euro.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Monitoruar nga: Arton Hoxha

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter