|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Përfundon gjykimi ndaj të pandehurit në rastin Stenta 2



Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special ka përfunduar gjykimi ndaj të akuzuarit Daut Gorani për veprën penale Keqpërdorim i detyrës zyrtare.

I pandehuri Daut Gorani dhe të tjerët në këtë rast akuzoheshin nga Prokuroria se nga 1 janari 2011 e deri më 31 dhjetor 2015, duke vepruar në bashkëkryerje si persona zyrtar – nga pozita e mjekëve në SHSKUK në Prishtinë, kanë keqpërdorur pozitat dhe autoritetin e tyre zyrtar, në atë mënyrë që duke i tejkaluar kompetencat e tyre si anëtarë të komisioneve konziliare të Klinikës së Kardiologjisë, me dashje dhe dijeni ua kanë lëshuar letrat referuese për trajtim jashtë institucioneve publike shëndetësore së paku 233 persona edhe pse të njëjtit i kishin kryer trajtimet mjekësore.

Vlen të theksot se 36 mjekët e tjerë janë liruar nga akuza, ndërsa ndaj të pandehurit Daut Gorani nuk ka qenë e mundur të zhvillohet proces gjyqësor për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetsore.

Prokurorja e shtetit Florie Shamolli deklaron se ka paraqitur fjalën përfundimtare për të akuzuarit në seancën e kaluar në të cilën ishte prezent mbrojtësi Mustafë Radoniqi. E njejta thekson se nuk ka diqka për të shtuar dhe se qëndron në tërsi pranë fjalës përfundimtare të paraqitur.

Mbrojtësi Mustafë Radoniqi paraqet fjalën përfundimtare në të cilën thekson se në lidhje me faktin se pretendimi i prokurores se të akuzuarit e në rastin konkret Daut Gorani, kanë kontribuar në fitimin që kanë realizuar spitalet private është i pa bazë ngase, gjithsesi spitalet private nuk kanë punuar pa pasur një llogari të tyre. Prandaj, kjo nuk ka kuptim sepse gjdo kompani private vepron me qëllim të realizimit të fitimit. Për pjesën tjetër konsiderojë që është folur mjaft në fjalën përfundimtare me shkrim. Nuk kam për të shtuar më shumë vetëm kërkojë nga Trupi gjykues që në kuptim të nenit 364 të Kodit të Procedurës Penale i mbrojturi im të lirohet nga akuza.

I pandehuri Daut Gorani thekson se ky proces ka zgjatur shumë dhe se thekson se ka disa gjëra të paqarta se pse ka qenë i shënjestruar në këtë proces. Dua të përmend se ky proces e ka humbur besimin e popullit në institucionet shëndetsore, ajo se qfarë është brengosëse ky proces gjyqësor i ka demotivuar mjekët e rinjë të cilët gjdo ditë po largohen nga Kosova, thekson tutje Gorani.

Shpallja e aktgjykimit do të bëhet me datë 04 dhjetor nga ora: 09:00.   

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të pandehurit akuzohen se në rastin “Stenta 2”, ngarkoheshin me veprat penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe marrje ryshfeti.

Sipas aktakuzës së PSKR-së, ekziston dyshimi i bazuar mirë se nga 1 janari 2011 e deri më 31 dhjetor 2015, duke vepruar në bashkëkryerje si persona zyrtar – nga pozita e mjekëve në SHSKUK në Prishtinë, kanë keqpërdorur pozitat dhe autoritetin e tyre zyrtar, në atë mënyrë që duke i tejkaluar kompetencat e tyre si anëtarë të komisioneve konziliare të Klinikës së Kardiologjisë, me dashje dhe dijeni ua kanë lëshuar letrat referuese për trajtim jashtë institucioneve publike shëndetësore së paku 233 persona edhe pse të njëjtit i kishin kryer trajtimet mjekësore.

Duke u bazuar në aktakuzë, një gjë e tillë ishte bërë që personave në fjalë t’ua mundësonin kompensimin e shpenzimeve nga Ministria e Shëndetësisë për trajtim mjekësor në institucione private edhe pse, siç thotë aktakuza, në bazë të nenit 53 të Ligjit mbi Shëndetësinë, Nr.2004/04, të 19 shkurtit 2014 dhe neneve 16 dhe 24 të Ligjit për Shëndetësinë Nr.04/L-125 të 13 dhjetorit 2012, letrat referuese duhej t’u lëshohej pacientëve në momentin kur konstatohej se pacientët nuk kishin mundësi të trajtoheshin  në asnjërin nga tri (3) nivelet e organizimit brenda sistemit publik shëndetësor.

Me këto veprime të të akuzuarve, PSKR pretendonte se dëmi që i është shkaktuar buxhetit të Kosovës është 4,555,553.00 euro.

Po ashtu, aktakuza i ngarkonte mjekët në rastin “Stenta 2” se kanë keqpërdorur pozitën zyrtare dhe kanë marrë ryshfet, ashtu që, në vend se pacientët që kanë shkuar për kontroll në institucione publike shëndetësore, t’i referonin në njësinë kompetente invazive në Klinikën Kardiologjike në SHSKUK në Prishtinë, të njëjtit pacientët i kanë referuar në spitale private dhe për këto veprimet kanë marrë ryshfet.


Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Monitoruar nga: Arton Hoxha

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter