|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Përfundon shqyrtimi gjyqësor ndaj të akuzuarit – ish-zyrtarit në Zyrën e Kryeministrit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, është mbajtur seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj të pandehurit Skender Hyseni, i cili akuzohet për veprën penale “Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”, nga neni 430, paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës

Në këtë seancë, palët në procedurë e dorëzuan fjalën e tyre përfundimtare me shkrim, por që e elaboruan atë.

Prokurori Besart Mustafa, në fjalën e tij përfundimtare theksoi se mbetet në tërësi pranë aktakuzës,  duke konsideruar që është vërtetuar se i pandehuri ka kryer vepren penale.

Tutje, prokurori Mustafa i propozoi gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.

Në anën tjetër, mbrojtësi i të pandehurit, avokat Fatlum Podvorica ka mbetur prapa fjalës përfundimtare me shkrim, duke kundërshtuar aktakuzën.

I njëjti shtoi se kjo vepër penale kryhet vetëm me dashje, dhe në veprimet e të pandehurit nuk ka pasur dashje, duke kërkuar nga gjykata që i njëjti të lirohet nga aktakuza.

Në koherencë të kësaj, nga gjyqtari Sabit Sadikaj, u konstatua se shqyrtimi për këtë çështje mori fund, dhe se shpallja e aktgjykimit për këtë rast do të bëhet më 4 dhjetor 2023.

Sipas aktakuzës së ushtruar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë rezulton se më 14 gusht 2020 në Prishtinë, Skender Hyseni po akuzohet se në cilësi të zyrtarit të lartë publik – Koordinator Shtetëror për Dialog në Zyrën e Kryeministrit, me dashje nuk ka paraqitur të dhënat e kërkuara në formularin për deklarimin e pasurisë me rastin e marrjes së detyrës Koordinator Shtetëror për Dialog në Zyrën e Kryeministrit, të dorëzuar në Agjencinë Kundër Korrupsion (AKK).

Aktakuza thotë se Hyseni nuk e ka deklaruar veturën e tipit “Volksëagen”, viti i prodhimit 2013, në vlerë 13 mijë e 300 euro, në pronësi të bashkëshortes së tij.

Me këto veprime, prokuroria e ngarkon të akuzuarin Skender Hyseni se ka kryer veprën penale “Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”, nga neni 430, paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga Gentrit Kuqani

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter