|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Dëgjohen dy dëshmitarët në rastin e Pal Lekaj dhe të tjerët



Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special janë dëgjuar dy dëshmitarë Ismail Rushiti dhe Agim Sheqiri në rastin ku ish-Ministri Pal Lekaj si dhe zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës Esat Berisha, Nebih Shatri dhe Besim Tahiri, po akuzohen për veprën penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë të akuzuarit Pal Lekaj, Esat Berisha, Nebih Shatri dhe Besim Tahiri akuzohen se me qëllim që t’i shkaktojnë dëm buxhetit të Republikës së Kosovës e në dobi të personit tjetër, në atë mënyrë që të njëjtit në kundërshtim me Ligjin për Prokurim Publik dhe me kushtet e kontratës, kanë nënshkruar marrëveshje në emër të MI-së si punëdhënës në njërën anë dhe ndërmarrjes së përbashkët “Bechtel&Enka” si kontraktor në anën tjetër, për shtyrjen e afatit të përfundimit të punimeve, saktësisht për 347 ditë tjera, duke mos caktuar kosto financiare.

Seanca vazhdon me degjimin e dëshmitarit Ismail Rushiti i cili punon si Udhëheqës i Divizionit të Komisionit Rregullativ për Prokurim i njejti është propozuar nga Avokat Urim Vokshi.

Në pyetjen e Mbrojtësit se a mund të sqarosh nëse Komisioni në të cilin ju punoni a e bënë interpretimin e kontratave, respektivisht nënshkrimin e aneksit të kontratës, dëshmitari Rushiti përgjigjet se po e bënë këtë dhe sipas ligjit për prokurim duhet të rregullohet nga inicimi deri te përfundimi i kontratës, tutje ai thekson se, në funksion të KRPP-së është interpretimi i dispozitave ligjore të Ligjit për Prokurim Publik, ndërsa nuk është në kompetencë të KRPP-së që të bëjë nënshkrimin e kontratave apo anekseve të tyre.

Në cilësinë e dëshmitarit në këtë seancë ka dëshmuar edhe Agim Sheqiri Ekspert Financiar i propozuar nga Avokat Urim Vokshi.

Tutje, në pyetjen e Avokatit se në ekspertizen tuaj keni konstatuar se është vepruar në kundërshtim me rregullat e Prokurimit Publik pa sqaruar nëse bëhet fjalë për shkelje të Ligjit për Prokurim Publik a mund të sqaroni se në kundershtim me cilat dispozita të LPP-së është vepruar në rastin konkret pas nënshkrimit të aneksit për zgjatjen e afatit të punimeve, eksperti Sheqiri përgjigjet se fillimisht në këtë projekt Qeveria e Kosovës ka miratuar një Statut dhe Kod të sjelljes në bazë të cilit i ka treguar përgjegjësit për implementimin e projektit dhe ekspertëve të jashtëm dhe këshilltarit të transaksionit.

Prokurori Special Valdet Gashi vazhdon me pyetjet e tij për ekspertin. Në pyetjen se në ekspertizë e keni përmendur që kjo kontratë ka qenë e tipit Llamsam a mund të sqaroni se  qka nënkupton kjo, eksperti thekson se, në praktikë ka kontrata të tipeve të ndryshme e kjo e tillë do të thotë qmim fiks, që nënkupton se i gjithë projekti do të përfundojë në bazë të kontratës që është neëshkruar dhe rreziqet do ti marrë kontraktori përsipër.

Në pyetjen e radhës nga Prokurori Gashi se ju përmendët që kompania mbikqyërse i ka analizuar kërkesat e Operatorit Ekonomik “Bechtel&Enka”  për shumën e kontraktuar dhe sipas konstatimit tuaj rrjedh se  pika a është e pranueshme ndërsa pika b dhe c janë të pa arsyetuara a mund të sqaroni se pse është konstatuar një gjë e tillë, eksperti thekson se pika a është bërë mbi bazën e kalkulimeve të bëra në vlerën e 14.1 milion euro, ndërsa dy kërkesat tjera janë justifkuar nga kompania se nuk dihet si është bërë përllogaritja e tyre.

Seancat e radhës në këtë qështje do të mbahen me datë: 04 dhe 05 dhjetor.

Kujtojmë që, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), në aktakuzën PPS.nr.40/2019, të datës 4 shkurt 2022, ngarkon ish-ministrin e Infrastrukturës Pal Lekaj, së bashku me Nebih Shatrin dhe Eset Berishën, se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422, paragrafi 1, lidhur me nenin 31, të KPRK-së.

Kurse, në rastin e njëjtë, më datë 18 shkurt 2022, PSRK kishte ngritur aktakuzë edhe ndaj Besim Tahirit, po për të njëjtën vepër penale.

Sipas PSRK-së, me datë 27.09.2017, në Ministrinë e Infrastrukturës në Prishtinë, në cilësi të personave zyrtar, Pal Lekaj – Ministër në Ministrinë e Infrastrukturës dhe si Kryesues i Komitetit Ndërkombëtarë (KDNM) dhe Nebih Shatri – Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës, në bashkëveprim dhe me dashje edhe me të pandehurin Besim Tahiri- Drejtor i Prokurimit Publik në MI, duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar kanë tejkaluar kompetencat dhe nuk i kanë përmbushur detyrat zyrtare.

Me qëllim që t’i shkaktojnë dëm buxhetit të Republikës së Kosovës e në dobi të personit tjetër, në atë mënyrë që të njëjtit më kundërshtim me Ligjin për Prokurim Publik dhe me kushtet e kontratës, kanë nënshkruar marrëveshje në emër të MI-së si punëdhënës në njërën anë dhe ndërmarrjes së përbashkët “Bechtel&Enka” si kontraktor në anën tjetër, për shtyrjen e afatit të përfundimit të punimeve, saktësisht për 347 ditë tjera, duke mos caktuar kosto financiare.

E në këtë drejtim i kanë lënë hapësirë OE “Bechtel&Enka” që të paraqesin kërkesë për pagesën e shumës shtesë në vlerën prej 53.100.000.00 euro, ku si pasoj e këtyre veprimeve të të pandehurve, është aprovuar për pagesë nga Qeveria e RKS-së, shumë kjo e cila është në kundërshtim të plotë me opinionin e mbikëqyrësit të kontratës, e me ç’rast me veprimet e të pandehurve buxhetit të RKS-së, i është shkaktuar dëm në vlerë 38.321.346.00 euro.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga: Arton Hoxha

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter