|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Lirohet i akuzuari për korrupsion në rastin ‘Stenta 2’ 

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special është shpallur aktgjykim lirues  ndaj të akuzuarit Daut Gorani, i akuzuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar në bashkryerje në rastin e njohuri si ‘Stenta 2’

Aktgjykimi ndaj tij u shpall nga kryetarja e trupit gjykues, Suzana Çerkini.

Sipas aktgjykimit të shpallur, Gorani u lirua nga të gjitha akuzat pasi që nuk është provuar se i njëjti ka kryer veprat penale për të cilat akuzohet.

Ndaj të akuzuarit Gorani ishte veçuar procedura më 16 gusht 2023, pasi që mbrojtësi i tij kishte deklaruar se i mbrojturi i tij nuk do mund të ishte i pranishëm në seanëc për shkaqe shëndetësore.

Aktgjykim lirues është shpallur edhe ndaj 36 mjekëve tjerë të akuzuar në këtë rast si ‘Stenta 2’, aktgjykim i cili ishte shpallur më 20 shtator 2023. Të gjithë mjekët akuzoheshin për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtari, si dhe për marrje ryshfeti.

I pandehuri Daut Gorani dhe të tjerët në këtë rast akuzoheshin nga Prokuroria se nga 1 janari 2011 e deri më 31 dhjetor 2015, duke vepruar në bashkëkryerje si persona zyrtar – nga pozita e mjekëve në SHSKUK në Prishtinë, kanë keqpërdorur pozitat dhe autoritetin e tyre zyrtar, në atë mënyrë që duke i tejkaluar kompetencat e tyre si anëtarë të komisioneve konziliare të Klinikës së Kardiologjisë, me dashje dhe dijeni ua kanë lëshuar letrat referuese për trajtim jashtë institucioneve publike shëndetësore së paku 233 persona edhe pse të njëjtit i kishin kryer trajtimet mjekësore.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Monitoruar nga: Leotrim Pajaziti

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter