Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special është dëgjuar dëshmitari Xhorgjo Papajuano në rastin ku ish-Ministri Pal Lekaj si dhe zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës Esat Berisha, Nebih Shatri dhe Besim Tahiri, po akuzohen për veprën penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë të akuzuarit Pal Lekaj, Esat Berisha, Nebih Shatri dhe Besim Tahiri akuzohen se me qëllim që t’i shkaktojnë dëm buxhetit të Republikës së Kosovës e në dobi të personit tjetër, në atë mënyrë që të njëjtit në kundërshtim me Ligjin për Prokurim Publik dhe me kushtet e kontratës, kanë nënshkruar marrëveshje në emër të MI-së si punëdhënës në njërën anë dhe ndërmarrjes së përbashkët “Bechtel&Enka” si kontraktor në anën tjetër, për shtyrjen e afatit të përfundimit të punimeve, saktësisht për 347 ditë tjera, duke mos caktuar kosto financiare.
Në cilësinë e dëshmitarit në këtë seancë përmes video-kamerës është dëgjuar Drejtori i kompanisë mbikqyrëse Internacional Hill, Xhorgjo Papajuano.
Në pyetjen e Prokurorit Special Atdhe Demaj se në vitin 2017 me ndryshimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës është nënshkruar marrveshja për zgjatjen e afatit të punimeve deri me datë 31.12.2018, kjo marrveshje e mban datën 27.09.2017 dhe qështjet komerciale mbesin të hapura, a keni njohuri për këtë, dëshmitari përgjigjet se data 31 dhjetor 2018 ka qenë datë e dakorduar dhe për këtë arsye ne nuk kemi konsultuar për këtë marrëveshje.
Në pyetjen e radhës të Prokurorit Demaj se në nëntor të vitit 2017 OE Bechtel Enka ka paraqitur dokument në Ministrine e Infrastrukturës, ku përveq dokumentacionit paraqet një kërkesë të re për kompensim në vlerë prej 63 milion euro për zgjatje të afatit deri me datë që ju e cekët 31.12.2018. A e keni parë këtë, cili ështe mendimi juaj për këtë, dëshmitari përgjigjet, ne si Hill Intenacional nuk e kemi ditur për ekzistencën e këtij dokumenti, është komunikuar ndërmjet palëve, e kemi marrë kopjen në dhjetor të vitit 2017, pasi punëdhënësi na ka kërku me lëshu një opinion. Me datë 15 dhjetor 2017 e kemi pranuar ndërsa pas 6 ditësh kemi japur raportin lidhur me përmbajtjen e këtij dokumenti.
Në pyetjen e të pandehurit Eset Berisha që sipas dispozitave kontraktuale a ishte e obliguar Ministria e Infrastrukturës të përgjigjej në kërkesat e kontraktorit dëshmitari përgjigjet, kur kontraktori e dërzon paralajmrimin e kërkesës sipas kontratës nuk është i obliguar që të përgjigjjet.
Në pyetjen e Avokat Urim Vokshi se fakti se marrveshja për shtyrjen e punimeve nuk ka përcaktuar kosto, a vlersoni se kjo ka ndikuar në përcaktimin përfundimtar, përkatësishtë rritjen e qmimit që duhet paguhej nga kontraktori, dëshmitari përgjigjet nëse i referohemi si Hill Internacional për ne nuk ka diferencë kjo qështje.
Seanca e radhës në këtë qështje do të mbahet me datë: 05 dhjetor nga ora 09:30.
Kujtojmë që, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), në aktakuzën PPS.nr.40/2019, të datës 4 shkurt 2022, ngarkon ish-ministrin e Infrastrukturës Pal Lekaj, së bashku me Nebih Shatrin dhe Eset Berishën, se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422, paragrafi 1, lidhur me nenin 31, të KPRK-së.
Kurse, në rastin e njëjtë, më datë 18 shkurt 2022, PSRK kishte ngritur aktakuzë edhe ndaj Besim Tahirit, po për të njëjtën vepër penale.
E në këtë drejtim i kanë lënë hapësirë OE “Bechtel&Enka” që të paraqesin kërkesë për pagesën e shumës shtesë në vlerën prej 53.100.000.00 euro, ku si pasoj e këtyre veprimeve të të pandehurve, është aprovuar për pagesë nga Qeveria e RKS-së, shumë kjo e cila është në kundërshtim të plotë me opinionin e mbikëqyrësit të kontratës, e me ç’rast me veprimet e të pandehurve buxhetit të RKS-së, i është shkaktuar dëm në vlerë 38.321.346.00 euro.
Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.
Monitoruar nga: Arton Hoxha