|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Mbahet seanca e rradhës ndaj të akuzuarve-zyrtarë nga Komuna e Vitisë

Në Gjykatën Themelore në Gjilan-Departamenti për Krime të Rënda është mbajtur seanca gjyqësore ndaj të akuzuarve Fadil Abazi, Florim Ramaj,Rafiz Shabiu,Shaip Korrani dhe Selim Sejdiu, të gjithë të akuzuar për veprën penale: Keqpërdorim i detyrës zyrtare nga neni 414 par.1 i KPRK-së.

Të pranishem në sallë te gjykimit ishin avokatët mbrojtës sipas autorizimit Av. Ilir Shaqiri, Shemsedin Piraj,Sevdail Robelli,Ekrem Piraj,Sherif Sherifi, dhe të gjithë të akuzuarit, kurse mungonte përfaqësuesi i komunës edhe pse ka pasur ftesë zyrtare.

Gjyqtari njofton palët procedurale se me datën 1 dhjetor ka arritur e përfunduar ekspertiza e ekspertit financiar Gëzim Pajazitit, propozim i ardhur ky nga avokati Sevdail Robelli e i aprovuar nga ky trup gjykues. Avokatët mbrojtës dhe prokurori i shtetit Isuf Sadiku janë paisur me kopje fizike të cilat kanë pasur mundësi të jenë të përgatitur për seancën e ditës së sotme, po ashtu e njejta administrohet si provë procedurale së bashku me dy ekspertizat tjera.

Tutje, në prani të ekspertit financiar në sallë të gjykimit ka vazhduar marrja në pyetje nga prokuroria lidhur me këtë ekspertizë të hartuar , në këtë rast eksperti deklaron se gjatë punës së tij në këtë ekspertizë ka vërejtur se Komuna e Vitisë, nuk ka pasur dëme të shkaktuara pasi që sipërfaqja e rrugëve të shtruara me asfalt në projektin e rrugëve Lot 1 dhe Lot 2 ka qenë më e madhe se paramasa e rrugëve shtesë të asfaltuara edhe pas ndryshimeve të aprovuara nga kontrata për tender.

Më pastaj eksperti financiar i përgjigjet pyetjeve të Trupit gjykues dhe palëve tjera procedurale lidhur me vërtetimin e urdhër pagesave dhe faturave të cilat përputhen dhe janë  të njejta me ato që janë të paraqitura edhe ne dosje të tenderit pas nënshkrimit të kontratës nga Komuna e Vitisë, i njejti deklaron se qmimi për njësi apo meter nuk mund të ndryshoj ngase ai qmim përcaktohet qysh në fillim, në momentin e lidhjes së kontratës.

Gëzim Pajaziti deklaron në vijim se në shikim e ka pasur dhe analizuar edhe ekspertizën fillestare të ekspertit të gjeodezisë Fahri Shaqiri e njejta ka qenë në dosje të lëndës kur e kam marr për hartim,  i njejti tregon se është ekspert i licencuar financiar dhe ka përvoj 20 vjeqare si ekspert në këtë punë. I njejti deklaron se puna e përfunduar në teren është më e madhe se pagesat e kryera nga ana e komunës.

Seanca e rradhës për marrjen në pyetje të akuzuarve dhe mbrojtjen e tyre do të caktohet me datë 05.01.2024 dhe 12.02.2024 në ora 09:30

Kujtojmë që sipas aktukuzë PP.I.125/21 i akuzuari Fadil Ramaj dhe Fadil Abazi akuzohen se në cilësin e personit zyrtar në Komunën e Vitisë duke shfrytëzuar pozitën apo autoritetin zyrtar,me qëllim të përfitimit pasuror për vete apo persona tjerë, me dashje kanë tejkaluar kompetencat e tyre të përcaktuar me ligj, i akuzuari Florim Ramaj në cilësin e menaxherit të projektit ka ofruar dokumentacion të rrejshëm kinse janë kryer punimet në Rr’’ Lavdia e Uck-së’’ në fshatin Terpez në Viti, po ashtu ne fshatin Pozheran kinse  është hedhur zhavor sipas tenderit me numër të prokurimit 657-19-3001-521 dhe i akuzuari Fadil Abazi ne cilësinë të menaxherit i zyrës të prokurimit gjatë dhënjes së tenderit me numër te prokurimit 657-19-3001-521 ka bërë urdhërpages për shtrimin në asfallt të rrugëve rurale Lot 1 me sipërfaqe L- 285 m ka bërë urdherpagesë për shtrimin e rrugës gjithesej 11.100,75 €, i cili me këtë veprim dhe disa të tjera si në këtë aktakuzë ka kryer vepren penale të keqperdorim të detyrës zyrtare neni 141par 2 lidhur me nenin 3 të Kprk-së.

Shënim: Personat e lartëcekur janë të pafajshëm derisa pafajësia e tyre të vërtetohet me aktgjykim të formës së prerë nga gjykata.

Monitoruar nga Leostina Maloku Sejdiu

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter