|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Shtyhet seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj të akuzuarve për 400 KG kokainë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special është shtyer seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj të akuzuarve Izet Sheqiri, Faton Vrajolli, Kadri Sheqiri, Kadri Brahimi dhe Fehmi Bytyqi për 400 kg kokainë.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të akuzuarit Izet Sheqiri, Faton Vrajolli, Kadri Sheqiri, Kadri Brahimi dhe Fehmi Bytyqi, po akuzohen se duke vepruar si pjesë e grupit të organizuar dhe në bashkim të strukturuar kriminal, duke bashkëpunuar me persona deri më tani të panjohur nga shteti i Brazilit dhe pas marrëveshjes paraprake me të njëjtit, fillimisht kanë lidhur marrëveshje për importin e produkteve të mishit të pulës të ngrirë, ku në brendi të së cilës është vendosur edhe substanca narkotike e llojit kokainë.

Në seancën e sotme ishte paraparë që të dëgjohet dëshmitarja Mimoza Haxha por, pas kërkesës së Avokatit Xhafer Maliqi që i mbrojturi i tij Kadri Sheqiri ka konstatim të mjekut dhe i njejti vuan nga bipolariteti dhe depresioni, në anën tjeter kemi disa deklarata të pandehurit në cilësi të dëshmitarit bashkëpunues të cilat janë përplotë divergjenca sa i përket faktve. Mbrojtja mendon se deklaratat në cilësi të dëshmitarit bashkëpunues me këtë qrregullim, kapaciteti duhej të vlersohej pra kërkojë që të bëhet ekzaminim mjeksor dhe të vërtetohet qartë gjendja e të mbrojturit tim.

Prokurori special Valdet Gashi kundërshton propozimin e mbrojtjes për shkak se nuk është aspak real, vizitat mjeksore në klinikën e psikiatrisë kanë qenë të planifikuara me qëllim të vetëm për tu konsideruar kinse me probleme shëndetsore. Sipas Prokurorit Gashi, avokati konsideron këtë deklarate apo shkresë si ekspertizë, dhe nuk është dhënë ndonjë konstatim mbi gjendjen e të njejtit dhe mbi këtë bazë ne e kundërshtojmë propozimin e tij.

Avokat Besnik Berisha thekson se nuk mund ta pranoj se është lëshuar diagnozë fallso dhe për të njejtën nuk ka iniciuar procedurë penale për një veprim që quhet krim, nuk duhet ta pranoni si të tillë që diagnoza është e falsifikuar dhe ta heqni atë nga lista e dëshmitarit bashkëpunues. Për ti evidentuar këto qështje se a është i gabuar mendimi i prokurorisë apo është falsifikuar diagnoza mjeksore, për z.Kadri Sheqiri të urdhërohet ekspertizë profesionale në mënyrë që të kemi një konstatim përfundimtar.

Trupi gjykues merr aktvendim: Aprovohet kërkesa e avokatit Xhafer Maliqi që i pandehuri Kadri Sheqiri ti nënshtrohet ekzaminimit psikiatrik me aryetim se prokuroria nuk është kompetente të vlersojë shkresën e lëshuar nga mjekët dhe nuk janë kompetent të vlersojnë gjendjen shëndetsore të pandehurit, andaj vlersojmë se është e domosdoshme që të konstatohet gjendja e tij mendore nga profesionistë të klinikës përkatëse. Pastaj, trupi gjykues njofton se seanca e sotme shtyhet, ndërsa seancat e radhës caktohen me datë: 05 dhe 14 shkurt nga ora 09:30.

Kujtojmë që, sipas aktakuzës, të akuzuarit Izet Sheqiri, Faton Vrajolli, Kadri Sheqiri, Kadri Brahimi dhe Fehmi Bytyqi, po akuzohen se duke vepruar si pjesë e grupit të organizuar dhe në bashkim të strukturuar kriminal, duke bashkëpunuar me persona deri më tani të panjohur nga shteti i Brazilit dhe pas marrëveshjes paraprake me të njëjtit, fillimisht kanë lidhur marrëveshje për importin e produkteve të mishit të pulës të ngrirë, ku në brendi të së cilës është vendosur edhe substanca narkotike e llojit kokainë.

Gjithnjë sipas aktakuzës, kompania “MC FOOD” Sh.p.k, për qëllime të importit të mallit, është kategorizuar në linjën e verdhë, ku në stacionet doganore bëhet vetëm verifikimi i dokumenteve dhe jo kontrollimi i mallit, dhe duke shfrytëzuar këtë mundësi, është arritur që substanca narkotike prej 400 kg e llojit kokainë, të transportohet nga shteti i Brazilit, nëpërmjet shtetit të Spanjës, Italisë dhe Republikës së Shqipërisë, ashtu që me datën 15.05.2021, substanca narkotike është futur në Republikën e Kosovës.

Kujtojmë se të akuzuar në këtë rast kanë qenë edhe Naim Morina dhe Hyzri Sheqiri, të cilët akuzoheshin për pengim të procedurës penale, mirëpo pasi që të njëjtin kanë pranuar fajësinë, ndaj të njëjtëve është shpallur aktgjykim fajësues.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga: Arton Hoxha

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter