|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Anulohet seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj ish-kryeshefit të KPM-së 

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është anuluar seanca e shqyrtimit gjyqësor në rastin ku akuzohet për korrupsion ish-kryeshefi i Komisionit të Pavarur për Media (KPM), Luan Latifi.

Sipas njoftimit të publikuar në ueb faqen e Gjykatës Themelore në Prishtinë, anulimi i seancës së paraparë të mbahej sot nga ora 09:30 është bërë për shkak se mbrojtësi i të pandehurit av. Driton Musliu ka parashtruar kërkesë në gjykatë për shtyrjen e seancës, për shkak të rrethanave të papritura- urgjencës familjare.

Për seancën e radhës palët do të njoftohen përmes ftesave zyrtare nga gjykata.

Aktakuza e ngritur më 15 shtator 2021, e ngarkon të akuzuarin Luan Latifi se në cilësinë e kryeshefit të Komisionit të Pavarur për Media (KPM) dhe Arben Bilalli, në cilësinë e drejtorit të Administratës dhe Financave në KPM, gjatë qershorit 2021, kishin kërkuar dhe marrë ryshfet shumën prej 8 mijë euro nga i dëmtuari Elhami Haziri, pronar i kompanisë “Telkos”.

Në seancën e mbajtur më 25 korrik 2022, Bilalli kishte pranuar fajësinë, dhe ishte veçuar procedura ndaj tij, ndërsa Latifi ishte deklaruar i pafajshëm.

Për të akuzuarin Arben Bilalli, ish-drejtorin e Administratës të Komisionit të Pavarur për Media (KPM), gjykata ka shqiptuar dënim prej 140 ditë burgim efektiv dhe 12 mijë euro gjobë.

Në rastin ndaj Latifit, i njëjti akuzohet se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”, nga neni 421, paragrafi 1, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal, vepër kjo e dënueshme me gjobë dhe me burgim prej një deri në tetë vjet.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga: Leotrim Pajaziti

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter