|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Mbahet seanca e radhës ndaj të akuzuarit për Keqpërdorim të detyrës zyrtare në Gjilan

Sot në Gjykatën Themelore në Gjilan është mbajtur seanca e rradhës gjyqësore ndaj të akuzuarit Izet Kurtishi për veprën penale: Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar neni 414 par.3 nën par 3.1 lidhur me par 1 të KPRKS-ë.

Prokurori i shtetit propozoi për shtyerje të seancës gjyqësore për shkak të mungesës së ngrohjes në sallën e gjykimit, mirëpo ky propozim refuzohet me aktvendim procedural pasi gjyqtari Agim Ademi mundohet ti siguroj kushte për mbajtjen e kësaj seance gjyqësore.

Gjyqtari fillimisht konstatoj se në gjykatore mungojnë përfaqësusesit e Komunës së Gjilanit dhe përfaqësuesi i Ministrisë së Shëndetësisë, edhe pse janë njoftuar gjatë seancës së kaluar që është mbajtur pasi kanë qenë prezent, ndërsa të pranishëm ishin prokurori i shtetit Isuf Sadiku dhe avokati mbrojtës sipas autorizimit av.Kushtrim Isufi.

Eksperti financiar Riza Blakaj prezanton plotësimin e ekspertizës së datës 30.10.2023, dhe vazhdon marrja në pyetje e tij nga palët procedurale.

Tutje, av. Kushtrim Sadiku parashtron pyetje ekspertit financiar Riza Blakaj lidhur me punimet e kryera , sipas pikës B të plotësimit të ekspertizës të përpiluar nga eksperti dhe konstatimit se si ka ardhur deri tek ai përfundim ku me këtë rast eksperti thekson se sipas kësaj pike B konstatimi im është mbështetur në provat e elaboruara në faqen 20,21, dhe 22 të kësaj ekspertize, ku është theksuar se komisioni ka bërë vlerësimi e punëve të kryera sipas kontratave përkatëse si dhe ka konstatuar se vlera e punimeve të parapara për ritenderim dhe përfundimin e punimeve të ndërtimit të QKMF-së në vlerën prej 1.429.266.81 euro, andaj është paraparë që punimet të vazhdohen.

Gjyqytari Islam Thaqi i drejtohet ekspertit me pyetjen se si paraqiten qmimet e reja pas lidhjes së kontratës tjetër dhe marrëveshjes së bashkëpunimit të lidhur me Komunën e Gjilanit dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe a janë në përputhje me qmimet reale të tregut, me këtë rast eskperti thekson se nuk është kompetent lidhur me këtë pjesë, mirëpo deklaron se deri në momentin e shkëputjës së kontratës fillestare nuk ka pësuar dëm askush, pra asnjëra palë kontraktuse nuk është dëmtuar.

Av.Kushtrim Isufi qëndron pran propozimit të paraqitur në seancën e kaluar për caktimin e një eksperti të prokurimit, ku gjyqtari Agim Ademi njofton se ka pasur komunikim me një ekspert të prokurimit mirëpo i njejti ka deklaruar se ka angazhime të tjera dhe nuk ka kohë ta përfundoj këtë ekspertizë që i është kërkuar, mirëpo i njejti njofton se do ti dërgohet urdhëres që me urgjencë të bëhet hartimi i kësaj ekspertize, dhe të njejtën pas përfudimit t’ia sjell gjykatës.

Seanca e rradhës do të caktohet me datën 01.02.2024 për marrjen në pyetje të ekspertit të prokurimit pasi ky porpozim është aprovuar nga trupi gjykues seancën e kaluar gjyqësore dhe pastaj të procedohet tutje me shkresat tjera të lëndës.

Kujtojmë që i akuzuari Izet Kurteshi sipas aktakuzës PP.I.nr 99/2022, akuzohet se në cilësinë e UD Drejtor I Prokurimit në Gjilan (menaxher i kontratës) me qëllim të përfitimit për vete ose persona të tjerë me dashje ka kaluar apo kaluar kompetencat e tij  dhe ka shkelur detyrat e tij të përcaktuara me ligj, në mënyrë që me datë 12.07.2019 ne cilësinë e UD zyrtar përgjegjës i Zyrës së Prokurimit (menaxher i kontratës) e ka nënshkruar marrëveshjen për shkëputje të kontratës së punës me titull ‘’ Ndërtimi i Qendrës së Mjeksisë Familjare’’ në Gjilan me nr të protokolit Gl 651 16 044 511 me nr të protokolit  02 16-109462/10, të dates 03.11.2016 e lidhur ndërmjet Komunës së Gjilanit dhe operatorit ekonomik N.N.P ‘’ Arian-Co’’ nga Prishtina ende pa i përfunduar punimet  dhe se i akuzuri nuk ka zbatuar Policen e sigurimit me  keto veprime i ka shkaktuar dëm financiar Komunës .

Shënim: Personat e lartëcekur janë të pafajshëm derisa pafajësia e tyre të vërtetohet me aktgjykim të formës së prerë nga gjykata./DrejtësiaSot

Monitoruar nga Leostina Maloku Sejdiu

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter